Connect with us

Lajme

ATK ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës ka nxjerr udhëzuesin me të cilin plotëson dhe ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor për bizneset dhe për personat fizik.

Qëllimi i këtij Udhëzuesi është informimi i personave/tatimpaguesve për procedurat që duhet ndjekur për t’u pajisur me Vërtetim Tatimor, përgjegjësitë e zyrtarëve të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale për të lëshuar Vërtetimin Tatimor, si dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të Teknologjisë Informative në ATK për të mundësuar gjenerimin e Vërtetimit Tatimor.

Pajisja me Vërtetim Tatimor mund të bëhet në mënyrë elektronike dhe në mënyrë manuale.

Tatimpaguesi (biznesi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes Sistemit Elektronik EDI apo në zyrën përkatëse rajonale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve. Ndërsa Personi fizik jo-afarist (individi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes ueb faqes së ATK-së apo përmes linkut https://evertetimi.atk-ks.org/ apo në cilëndo zyre rajonale më të afërt të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

Vërtetimi Tatimor për personat fizikë afarist dhe personat juridikë, lëshohet nga ATK vetëm: në rastet kur tatimpaguesi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer; në rastet kur tatimpaguesi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste; si dhe në rastet kur personi është i regjistruar në ATK dhe ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera, mirëpo, është në procedurë të ankesave në Divizionin e Ankesave.

Ndërsa, Vërtetimi Tatimor për personat fizikë jo afarist (individët), lëshohet nga ATK vetëm: në rastet kur personi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer; në rastet kur personi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste; kur personi është i regjistruar në ATK dhe ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera, mirëpo, është në procedurë të ankesave në Divizionin e Ankesave; si dhe në rastet kur ATK nuk ka shënime për personin.

Ky Udhëzues hyn në fuqi në datën e nënshkrimit, ndërsa fillon të zbatohet nga data 01 Tetor 2023 dhe i njëjti shfuqizon “Udhëzuesin lidhur me procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor” të datës 14 Tetor 2020. Udhëzuesin për procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Për Tatimpaguesit – Udhëzues, Manuale dhe Rregullore

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Mblidhen deputetët për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Published

on

Deputetët që fituan mandatin përfaqësues në zgjedhjet e qershorit, mblidhen sot nga ora 10:00, për të nisur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite janë formimi komisionit për verifikimin e mandateve, betimi i deputetëve si dhe zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Me konstituimin e Kuvendit nis edhe afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit kurse afati prej 15 ditëve për votimin e qeverisë fillon vetëm pasi ushtruesja e detyrës së presidentit ta mandatojë kandidatin e propozuar nga shumica parlamentare.

Kjo është hera e dytë që të zgjedhurit e popullit provojnë të formojnë institucione të qëndrueshme, pas zgjedhjeve të njëpasnjëshme parlamentare të shkaktuara nga mungesa e konsensusit politik për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Continue Reading

Ferizaj

Qytetarëve u vijnë mesazhe mashtruese – Policia apelon për kujdes

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ditëve të fundit, disa qytetarëve u kanë ardhur mesazhe (SMS) mashtruese kinse të dërguara në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesën e tyre.

Sipas Policisë, këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga institucionet e rendit dhe ligjit, pra janë mesazhe të dërguara si tentativë për mashtrim.

Policia paralajmëron qytetarët që nëse pranojnë ndonjë e-mail apo mesazh të dyshimtë, të veprojnë si në vijim:

Mos klikoni në linkun e dyshimtë;

Mos i jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS;

Raportojeni rastin në stacionin më të afërt policor;

Kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna personale ose bankare;

Fshijeni menjëherë mesazhin e dyshimtë;

Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe bashkëpunim me policinë për parandalimin e tyre.

#

Continue Reading

Trending