Connect with us

Lajme

Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit

Published

on

Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ndaj Veljko Odalloviqit, i cili gjatë kohës së luftës mbante pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kumnova ka shkruar se Odalloviq dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Veljko Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odaloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar Kumnova.

Kosovë

Përfundon numërimi i votave në 13 komuna

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 10:00 të ditës së sotme,  janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,494 vendvotime.

Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025 kuti.

Aktivitetet e verifikimit dhe numërimit të votave janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë).

Continue Reading

Ferizaj

Publikohet lista e policëve përgjegjës të lagjeve në Ferizaj

Published

on

Stacioni Policor në Ferizaj ka publikuar listën e policëve përgjegjës për lagjet dhe lokalitetet e ndryshme të qytetit.

Qytetarët mund të kontaktojnë policët e lagjeve për të raportuar probleme, shqetësime apo çështje që lidhen me sigurinë në zonat ku jetojnë.

Ky veprim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes policisë dhe komunitetit, si dhe rritjen e sigurisë publike në nivel lokal.

Continue Reading

Kosovë

Shkaku i problemeve teknike numërimi i votave nuk ka filluar në tri komuna

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se për shkak të problemeve me internet, procesi i numërimit të votave akoma nuk ka nisur në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.

Në këto tri qendra shkaku i probleme teknike nuk ka transmetim të pamjeve për vëzhguesit në ekranet televizive, derisa ekipet teknike të KQZ-së janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të problemit.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

Deri tani, procesi i verifikimit dhe numërimit të votave  ka përfunduar vetëm në Han të Elezit.

Continue Reading

Trending