Connect with us

Ferizaj

Ekspozitë me punime të personave me nevoja të veçanta

Published

on

Aksesorë të ndryshëm, kartolina e piktura, të gjitha këto janë punime të punuara nga duart e personave me aftësi të kufizuara, të cilat i kanë realizuar për nder të 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

 “Kemi bërë kartolina, piktura, punë dore, të gjitha këto janë bërë nga personat me aftësi të kufizuara dhe na ka pëlqyer shumë kjo punë, e kemi bërë me vullnet, u kisha thënë të gjithëve me bë punë dore, piktura, pasi është ndjenjë e mirë, është kreative”, tha Shkodrane Hasani.

“Të gjitha i kemi punuar bashkë, ka punë dore të ndryshme, unë jam ndjerë shumë mirë, shumë rehat sa i kam punuar, është punë shumë e mirë dhe u kisha sugjeruar të gjithëve me punu punë dore”, tha  Kadri Haniqi.

“Në ”Handikos” jam që tre muaj, bëjmë aktivitete të ndryshme, bëjmë piktura, aksesorë, jam shumë i lumtur”, tha Kujtim Ibishi.

Të kënaqur me aktivitetet që zhvillohen në shoqatën ”Handikos”, u shprehën edhe prindërit e personave me nevoja të veçanta.

 “Unë i kam dy mbesa që vijojnë në ”Handikos”, kanë kaluar shumë vite në shtëpi, kanë qëndruar të mbyllura, ndërsa tani që shkojnë në ”Handikos” mësojnë mësime dhe ky aktivitet që sot është bërë i motivon edhe më shumë ato”, tha Kimete Xhaferri.

Të hollat e grumbulluara nga punimet e personave me aftësi të kufizuara të cilat sot u ekspozuan  në Qendrën e Kulturës në Ferizaj, do t’u dedikohen personave që janë të regjistruar në shoqatën ”Handikos” në këtë qytet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Nga 500 € gjobë dhe 12 muaj ndalesë dy shoferëve për gara të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024 rreth orës 21:00 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar dy shoferë; B.O., 23 vjeç dhe A.R., 20 vjeç, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi në prill të këtij viti në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit të dytë për plagosjen me armë zjarri që ndodhi më 26 prill 2024në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Në njoftim thuhet se i dyshuari i moshës 28-vjeçare me inicialet SH.K.  është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Gjithashtu policia bëri të ditur se hetuesit rajonal kanë zgjeruar hetimin për kapjen edhe të personave tjerë, si të dyshuar të mundshëm për rastin e datës 26.04.2024.

Njoftimi i plotë:

Continue Reading

Ferizaj

Seanca e rigjykimit ndaj Krivaqës dhe Sejdiut shtyhet për 24 maj

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj seanca e caktuar për sot e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, më 22 gusht të vitit 2021, është shtyrë për 24 maj.

Më herët,  Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe të mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Në aktgjykimin që Gjykata Themelore e Ferizajt e mori më 4 gusht të vitit të kaluar, Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa  Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje.

Sipas të njëjtit aktgjykim, Krivaqa dhe Sejdiu  ishin liruar nga akuza për dhunim.

Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqës, në Ferizaj.

Continue Reading

Trending