Connect with us

Lajme

KPM-ja e ndalon transmetimin e kanaleve të Arenas në Kosovë

Published

on

Komisioni i Pavarur i Mediave i Kosovës (KPM) u ka kërkuar të martën operatoreve kabllorë në vend ta ndërpresin transmetimin e kanaleve të rrjetit televiziv serb Arena, duke thënë se ka gjetur se ato kanë shkelur rregulloren e saj dhe e kanë cenuar sigurinë kombëtare të vendit.

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, e bëri këtë të ditur gjatë një mbledhjeje të komisionit të martën në Prishtinë.

“Vendimi i zyrës ekzekutive është – pas gjetjes së provave të këtyre video-mesazheve të transmetuara nga Arena përmes operatorëve të shpërndarjes të cilët janë të licencuar nga KPM-ja – që ato menjëherë ta ndalojnë transmetimin e kanaleve të Arenas, për shkak se një mesazh i tillë është në kundërshtim me rregulloren e KPM-së sepse cenon interesin nacional dhe sigurinë e përgjithshme”, tha Mehmeti.

KPM-ja kishte marrë ankesa nga shikuesit se kanalet sportive të Arenës po transmetonin mesazhe para dhe pas ndeshjeve të futbollit në mbështetje të tre sulmuesve serbë të vrarë gjatë një sulmi kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit në veri të vendit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

Arena ka 10 kanale sporti dhe është në pronësi të operatorit shtetëror serb, Telekom Srbija. Në Kosovë, kanalet e saj transmetohen në platformat kabllore, si Artmotion, Ipko, Kujtesa, Telkos dhe MTS.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

“Nga monitorimi i zyrës ekzekutive i datës 1 tetor 2023, del se kanalet e Arena kanë transmetuar përmbajtje të cilat janë në kundërshtim me rregulloren e KPM-së. Më saktësisht, është fjala për transmetim të video-mesazheve të cilat vijnë nga Serbia me përmbajtje që e glorifikon sulmin terrorist në veri të vendit, mbi të gjitha përmbajnë edhe mesazhe kërcënuese për qytetarët e republikës së Kosovës”, tha Mehmeti.

Arena e transmeton ligat elitare të futbollit, si Premier ligën e Anglisë dhe Serie A të Italisë, të cilat operatorët në Kosovë nuk kanë mundur t’i sigurojnë direkt nga këto vende, por përmes saj.

Premier liga dhe Serie A janë dy prej ligave më të shikuara të futbollit në Kosovë. Përveç Arenas, në Kosovë Premier liga transmetohet edhe përmes operatorit kabllor të Shqipërisë, Digitalb.

/REL/

Kosovë

Ilir e Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës

Published

on

Ilir dhe Rrahim Abdullahu janë dënuar me nga 18 vjet burgim për vrasjen e zyrtarit policor Triumf Riza.

Aktgjykimi është shpallur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, bëri të ditur se Ilir Abdullahut i vazhdohet masa e paraburgimit, ndërsa Rrahim Abdullahut i caktohet paraburgimi. Të dyja masat do të jenë në fuqi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Në shpalljen e aktgjykimit, Rrahim Abdullahu nuk ishte prezent në sallë, ndërsa i pranishëm ishte i bashkëakuzuari i tij, Ilir Abdullahu.

Polici Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht 2007, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Për këtë rast, më herët është dënuar edhe Arben Berisha me 35 vjet burgim për kryerje të vrasjes, ndërsa Enver Sekiraqa, për nxitje të vrasjes, është dënuar me 25 vjet burgim.

Sekiraqa ndodhet në arrati që nga 17 maji 2024, kur ishte liruar nga paraburgimi pas ndryshimit të masës së sigurisë.

Continue Reading

Kosovë

Një shtetas i Kosovës ekstradohet në SHBA për krime kibernetike

Published

on

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar  për në SHBA, pasi që i njëjti kërkohej nga autoritetet amerikane për përfshirje në veprat penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.

I dyshuari iu dorëzua mëngjesin e sotëm njësisë U. S. Marshall të SHBA-së, në ANP “Adem Jashari”, bëri të ditur Policia.

Në njoftim nuk u dhanë informacione për identitetin, moshën apo hollësi tjera për personin e ekstraduar.

Por, Policia e Kosovës tha se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të parandalimit dhe hetimit të krimit, si dhe gjurmimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Trending