Connect with us

Kosovë

Brenda një dite  janë ngritur 101 aktakuza kundër 117 personave

Published

on

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 101 aktakuza kundër 117 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 10 persona.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj  1 personi  dhe ka ngritur 44 aktakuza kundër 47 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, 5 persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 11 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 1 person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 23 aktakuza kundër 26 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 1 person.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 2 persona, si dhe ka ngritur 6 aktakuzë kundër 6 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar dhe ka ngritur 17 aktakuza kundër 24 personave për vepra të ndryshme penale.

Kosovë

Arrestohet pasi i dërgoi mesazhe ofenduese dhe seksuale një gruaje

Published

on

Një grua në Shtime ka njoftuar policinë se në rrjete sociale kishte pranuar disa mesazhe ofenduese dhe seksuale nga një burrë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar më 13 maj 2024 dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kosovë

Tërmeti  që goditi rrethinën e  Malishevës ishte me intensitet të ulët

Published

on

Tërmeti që goditi rrethinën e Malishevës mbrëmjen e sotme në ora 18:04 ishte me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, konfirmoi Qendra Sizmike Euro-Mediterane.

Sipas raportit, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në veri të Suharekës përkatësisht 10 kilometra në lindje të Malishevës  dhe goditi në një thellësi prej 9 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë  edhe në Prizren dhe në pjesën më të madhe të rrafshit të Dukagjinit në drejtim të Prishtinës.

Deri tani, nuk u raportua për dëme eventuale materiale.

Continue Reading

Kosovë

Një serb i Kosovës arrestohet për vepra penale kundër rendit kushtetues

Published

on

Prokuroria Speciale ka njoftuar për arrestimin e shtetasit të Kosovës me inicialet S.M. i nacionalitetit serb, nën dyshimin për veprat penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ai u arrestua më 11 maj 2024 derisa prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Continue Reading

Trending