Connect with us

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pas tentimit të plaçkitjes në dy shitore në Rr.”’Vëllezërit Gërvalla’’

Published

on

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “grabitje e mbetur në tentativë ‘’

Në njoftimin e policisë thuhet se më 05.02.2024, në orën 22:20 dhe në orën 22:35, në dy raste të ndara, policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar informatat, se në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’në Ferizaj, në një barnatore dhe në një dyqan frutash, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kishte tentuar të kryej grabitje të parave. Pas dështimit të grabitjes i dyshuari largohet në drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit policorë të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH) kanë rrethuar zonën dhe kanë filluar kërkimin e personit të dyshuar, për të dy rastet e grabitjes së mbetur në tentativë, ndërsa janë marrë të gjitha veprimet hetimore rreth ekzaminimit të dy vendeve të ngjarjes nga krim-teknikët dhe hetuesit policorë.

Pas një pune intensive hetimore, shikimit të kamerave të sigurisë, provave të gjetura – rrobat e tij, të cilat janë përdorur dhe përputhen me ato që kishte tentuar të kryej grabitjet,  hetuesit policorë kanë arritur që të identifikojnë, e më pas kanë arrestuar në shtëpinë e tij, të dyshuarin F.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, konkretisht në sektorin e hetimeve.

I dyshuari F.B, në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore. I arrestuari dyshohet  edhe për disa vjedhje tjera që janë në procedurë hetimore.

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen katër të dyshuar për kanosjen e një personi në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka arrestuar 4 persona në dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftim bëhet e ditur se më datën 13.07.2026, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankues, M.B, i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative-hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, janë identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.

Të dyshuarit: H.TH. ( 50 vjeç), SH.TH. (27 vjeç). E.B. ( 37 vjeç) dhe E.H. (27 vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

#

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave konfiskohen 15 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se brenda periudhës nga 6 – 12 korrik ka shqiptuar 26 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe ka konfiskuar 15 motoçikleta.

Kjo pasi policia ka shtuar kontrollet në qarkullimin dhe drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Shumica e gjobave janë shqiptuar për shkelje të rregullave të komunikacionit, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa regjistrim, pa patentë shoferi ose pa helmetë mbrojtëse, si dhe kundërvajtje të tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 15 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Continue Reading

Trending