Connect with us

Kosovë

Në Mitrovicë të Veriut për herë të parë mbahet seancë solemne për Ditën e Pavarësisë  

Published

on

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, ka mbajtur  seancë solemne në shënim e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i komunës, Erden Atiq dhe kryetari i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin, në adresimin e tyre para asamblistëve, theksuan se kjo ditë për Kosovën dhe popullin e saj janë shumë të rëndësishme derisa dita e sotme është e veçantë edhe për qytetarët e kësaj komune, ngase për herë të parë shënohet edhe me mbledhje solemne të Kuvendit Komunal.

“Në këtë ditë të nderuar, më 17 shkurt, duhet ta përjetojmë si një moment të madh të nderimit për miqtë tanë ndërkombëtarë, miqtë e lirisë sonë. Ata ishin pranë nesh gjatë rrugës sonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Në vitet e vështira të rezistencës paqësore, kur bota po përjetonte trazirat e post-komunizmit, ata na hapën dyert dhe dëgjuar zërin e një popullit të shtypur.

Ata na ndihmuan që ky zë të bëhej edhe më i fuqishëm. Më 5 mars, 1998, në Prekazin e Adem Jasharit, nisi kryengritja e UÇK-së.

Ata pranuan se kjo kryengritje kishte vetëm një ideal- Lirinë, vlerën më të madhe të civilizimit perëndimor”, tha mes tjerash kryetari Atiq në fjalën e tij para asamblistëve.

Kosovë

Kosova heton tentim-vrasjen e një zyrtari të BE-së

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se po heton rastin e therjes me mjete të mprehta të një zyrtari të Zyrës së Bashkimit Evropian, teksa nga kjo zyrë e bllokut evropian u shprehën “të tronditur” për rastin që ndodhi në Gjakovë më 4 nëntor.

“Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, tha për Radion Evropa e Lirë, Arbnora Luta, zyrtare e lartë për komunikim me publikun në Prokurorinë Speciale.

Nga Prokuroria Speciale thanë se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, “në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”.

Zëdhënësi i zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon, tha për Radion Evropa e Lirë se janë “të tronditur nga lajmi dhe i urojmë pjesëtarit të stafit shërim të shpejtë”.

“Është duke u zhvilluar një hetim nga autoritetet për të zbardhur faktet. Prandaj, për shkak se hetimi po vazhdon, aktualisht nuk jemi në gjendje të ofrojmë detaje të tjera për këtë rast”, tha Gaon.

Detaje të hollësishme për rastin, që është klasifikuar si “vrasje në tentativë”, nuk është dhënë as nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të saj thuhet se ky shtetas i huaj në orët e mbrëmjes së 4 nëntorit ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Ai, sipas Policisë ka pësuar dy plagë dhe me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq, media lokale Sinjali, duke u thirrur në burime, ka raportuar gjatë ditës se zyrtari i BE-së është therur në gjoks dhe qafë. Kjo media e ka identifikuar atë si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Kurti publikon letër-kërkesën e vitit 2022 për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga paraburgimi

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka as arsye ligjore e as morale që ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi të mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në pesë vjetorin e arrestimit të tyre, Kurti ka thënë se qeveria e tij, që nga fillimi, ka punuar në heshtje për lirimin e tyre nga paraburgimi. Ai me këtë rast ka publikuar edhe letrën e tij të vitit 2022, dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, përmes së cilës i kishte ofruar  “garanci shtetërore për lirimin nga paraburgimi të të gjithë të akuzuarve.”

Ai tha se në përgjigjen e Tranafillovës pas dy javësh kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje.

Kurti ka thënë se letrën po e bënë publike sot “për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës”, duke shtuar se “kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre”.

#

Continue Reading

Kosovë

Kosova e ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Published

on

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia, për shkak të pranisë së gripit të shpezëve në këto dy vende të Bashkimit Evropian, njoftoi të mërkurën autoriteti për ushqim dhe veterinari.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK) tha në një njoftim për media se këtë vendim e mori duke u bazuar në raportet e fundit nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve, si dhe Komisioni Evropian.

Raportet e tyre kanë gjetur se në shtetin e Hungarisë është i pranishëm gripi i shpezëve, serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në fermat komerciale dhe në shpezët e egra në njësitë administrative Jasz, Nagykun dhe Szolnok.

Ndërsa, në Itali, ky grip është i pranishëm në rajonet Emilia-Romagna dhe Lombardia, sipas AUVK-ut.

AVUK tha se nga e mërkura ndalohet importi i shpezëve të gjalla dhe i produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e infektuara të Hungarisë dhe Italisë, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 kilometrave larg zonave të prekura.

“Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga AUV”, thuhet në njoftim.

Ky njoftim vjen pasi Kosova ndaloi importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania javën e kaluar.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending