Connect with us

Ferizaj

Krerë politik e fetarë i urojnë besimtarët katolik për Krishtlindje

Published

on

Për të uruar besimtarët katolik për festën e Krishtlindjes, kisha katolike  “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, u vizitua nga udhëheqës të institucioneve lokale, të bashkësive fetare dhe nga përfaqësues të partive politike në këtë qytet.

“Një festë që na ka bashkuar gjithmonë, sepse kombi ynë, në mënyrë të veçantë Ferizaj, ka qenë dhe mbetet shembull i tolerancës, shembull i respektimit të këyre vlerave dhe në këtë kuadër erdhëm që të dëshmojmë edhe një herë se jemi po të njëjtit dhe çdoherë do të jemi po të njëjtit dhe çdoherë kombi ynë do të jetë i bashkuar. Sigurisht se mesazhi i Krishtlindjes është mesazh i lindjes së shpresës, mesazh për më shumë dashuri dhe më shumë mirëqenie dhe ne e kemi ofruar atë gjatë këtij vitit që po e lëmë’’, tha Agim Aliu, kryetar i komunës së Ferizajt.

“Unë besoj se bota asnjëherë nuk ka pasur nevojë më shumë për solidaritet, për humanizëm sesa sot dhe besoj që uniteti është ajo që në veçanti na nevojitet neve si një popull i rëndësishëm  i Gadishullit Ballkanik. Jam i lumtur që ne jemi në harmoni me të gjitha komunitetet fetare dhe që kemi një bashkëpunim të frytshëm në të gjitha etapat me komunitetin katolik shqiptar, sidomos në Ferizaj dhe besoj se Ferizaj e ka vendin e merituar në kultivimin e kësaj tradite”, tha Muharrem Svarqa, kryetar i LDK-së në Ferizaj.

“Pavarësisht që pjesa e komunitetit të krishterë në Ferizaj është më e vogël se ai mysliman megjithatë shqiptarët gjithmonë kanë qenë bashkë dhe ajo që i dallon nga popujt e tjerë është se feja asnjëherë nuk i ka ndarë, e kanë respektuar njëri tjetrin pavarësisht feve të ndryshme, ajo që është interesante dhe ajo që thuhet në të gjithë  botën se shqiptarët nuk i ndan feja është e vërtetë, sepse shqiptarët janë vëllezër dhe nuk kanë dallime fetare, festojnë bashkërisht edhe fetë myslimane edhe krishtere edhe ortodokse”, tha Xhavit Zariqi, kryetar i AAK-së në Ferizaj.

“Në këto ditë kur mbizotëron fjala paqe, hare, harmoni dhe sakrificë edhe Lëvizja Vetëvendosje me këtë rast shpreh gjithë konsideratën për komunitetin e krishterë në qytetin e Ferizajt dhe në  gjithë Kosovën dhe me këtë rast jemi së bashku me një pjesë të asamblistëve dhe të aktivistëve të qendrës në Ferizaj që të urojmë komunitetin e kishterë për festën e Krishtlindjes”, tha Enver Haliti, nga  LVV në Ferizaj.

Për paqe dhe harmoni në mes të komuniteteve fetare kanë uruar edhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj dhe ata të Policisë.

“Pavarësisht besimit që kemi, ajo që na detyron neve është që të punojmë për të ardhmen e vendit tonë, për një shtet të përbashkët, ndërsa besimet dhe praktikat që na urdhëron besimi ne duhet t’i kryejmë ashtu siç obligohemi, ndërsa në çështjen e vendit tonë kemi obligim të përbashkët që pavarësisht besimit ne duhet të jemi bashkë dhe të punojmë për të ardhmen tonë’’, tha Bujar Hasani, kryetar i KBI-së në Ferizaj.

 “Është kënaqësi për neve si Polici e Kosovës me qenë pjesë e gëzimeve dhe pjesë e festave të qytetarëve tanë, në këtë rast edhe pjesë e festës së Krishtlindjeve që besimtarët katolik e festojnë, në emër të Drejtorisë Rajonale të Ferizajt urojmë të gjithë besimtarët katolik gjithë të mirat për familjet  e tyre, dashuri, paqe dhe begati dhe pritshin për shumë mote Krishtlindjet, uroj që gjithmonë të bashkuar të festojmë”, tha Gazmend Hoxha, drejtor i Policisë në rajonin e Ferizajt.

Për të uruar këtë festë, kisha katolike ”Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, ka pritur e përcjellur edhe shumë vizitorë të tjerë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen tre të dyshuar për hajni në disa markete të Ferizajt

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në disa markete të Ferizajt.

Bëhet fjalë për katër raste të ndara vjedhjeje dhe atë në një shitore në rrugën “Brahim Ademi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në një shitore në fshatin Koshare.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve, njësia e hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryesit e dyshuar të këtyre veprave penale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar  B.R. (61 vjeç), B.V. (44 vjeç) dhe K.R. (35 vjeç).

Vlera e produkteve të vjedhura është rreth 2,000 euro.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë Audi A3 me targa vendore dhe se kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Trending