Connect with us

Ferizaj

Jepet shfaqja “Kësulëkuqja” nga nxënësit e shkollës ”Besim Rexhepi”

Published

on

“Kësulëkuqja”, është shfaqja e cila është shfaqur sot në teatrin “Adriana” në Ferizaj, nga nxënësit e shkollës fillore “Besim Rexhepi” të fshatit Komogllavë,  me regji të Ali Krasniqit.

Drejtoresha e shkollës “Besim Rexhepi”, Dajete Qazimi, tha se përmes kësaj shfaqje kanë dashur që nxënësit ta përjetojnë ndjenjën e të qenit aktorë.

“Dua të falënderoj komunitetin komogllavas dhe prindërit që ua mundësuan këtyre nxënësve të vegjël ta përjetojnë magjinë  e skenës dhe ta ndjejnë vetën aktorë. Këtë ide e kemi shtjelluar me regjisorin dhe më pas e kemi bërë projektin dhe po besoj se ka dalë mirë”, tha Qazimi.

Kurse, regjisori i kësaj shfaqje Ali Krasniqi, tha se ishte kënaqësi të punoj me këta fëmijë.

“Është një bashkëpunim mes meje si regjisor i shfaqjes dhe shkollës “Besim Rexhepi”, unë i falënderoj që patën besim tek unë edhe këta nxënës të cilët kanë me qenë aktorë të ardhshëm, bëhet fjalë për shfaqjen  “Kësulëkuqja” e vëllezërve Grim, e kam adaptuar brenda kësaj hapësire me skenografi të Skënder Bedriut, me ndihmën e Hajrullah Elezit dhe gjithë të tjerëve, jam kënaqur me këta fëmijë dhe për mua ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme”, tha Krasniqi.

Fëmijët që ishin pjesë e kësaj shfaqje u shprehën të lumtur për rolet që patën.

Rolin  e kam pasur të ujkut, dhe më ka pëlqy shumë shfaqja”, tha Erdi Osmani, nxënës.

“Kam pasur rolin e lepurit, shfaqja më ka pëlqy shumë dhe nuk e kam menduar se ka me dalë kaq mirë“, tha nxënësi Alt Metushi.

“Unë e kam pasur rolin e kësulëkuqes, më ka pëlqy shumë roli i kësulëkuqes, gjithmonë kam pasur dëshirë të aktroj dhe kjo m’u realizua”, tha  Gresa Beqiri, nxënëse.

Shfaqja “Kësulëkuqja”, u pëlqye shumë nga publiku, që kryesisht ishin nxënës të shkollës ”Besim Rexhepi”.

 “Më ka pëlqy shumë shfaqja, unë e di tërë hitorinë e kësulëkuqes, por sot më pëlqeu edhe më shumë”, tha Tara Abazi.

“Shumë më ka pëlqy kjo përrallë, ishte shumë mirë”, tha një fëmijë tjetër.

U bë e ditur se kjo shfaqje e nxënësve të shkollës fillore “Besim Rexhepi”, do të ngjitet edhe në skenat e teatrove të tjerë të Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një person për kanosje me thikë

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për tentim të sulmit me thikë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 10:10.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar ti sulmoj dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare.

Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending