Connect with us

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ferizaj

Grabitën 5 dyqane në qendër të Ferizajt

Published

on

Gjatë natës së mbrëmshme, hajnat kanë thyer me forcë dhe kanë grabitur disa dyqane dhe lokale në qendër të Ferizajt.

Sipas informacioneve të para, deri tani janë raportuar grabitje në 5 lokale afariste të ndryshme, tri prej të cilave në rrugën “Zahir Pajaziti” (përballë xhamisë dhe kishës)  dhe dy të tjera  në rrugën “Madeleine Albright” (përballë postës kryesore).

Akoma nuk dihet për dëmet që u shkaktuan nga kjo seri grabitjesh.  

Continue Reading

Ferizaj

Nga 500 € gjobë dhe 12 muaj ndalesë dy shoferëve për gara të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024 rreth orës 21:00 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar dy shoferë; B.O., 23 vjeç dhe A.R., 20 vjeç, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi në prill të këtij viti në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit të dytë për plagosjen me armë zjarri që ndodhi më 26 prill 2024në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Në njoftim thuhet se i dyshuari i moshës 28-vjeçare me inicialet SH.K.  është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Gjithashtu policia bëri të ditur se hetuesit rajonal kanë zgjeruar hetimin për kapjen edhe të personave tjerë, si të dyshuar të mundshëm për rastin e datës 26.04.2024.

Njoftimi i plotë:

Continue Reading

Trending