Connect with us

Kosovë

Tërnava uron Kurban Bajramin me lutje për rikthimin e paqes në botë

Published

on

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava,  ka uruar festën e Kurban Bajramit për besimtarët myslimanë, duke bërë thirrje për paqe në vend e botë.

Tërnava tha se sot është dita më e vlefshme e vitit, ajo e Arafatit, teksa i uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, festë e cila sipas tij, karakterizohet me kryerjen e haxhit dhe sakrificën e therjes së kurbanit. Me këtë rast ai uroi edhe Ditën e Çlirimit.

“Ju uroj edhe Ditën e Çlirimit të vendit tonë, ditë për të cilën u sakrifikuan breza të shumtë që Kosova të fitojë pavarësinë e saj”.

“Së bashku me miliona haxhilerë nga e mbarë bota, të cilët sot gjenden në Mekën e shenjtë janë edhe një numër i konsiderueshëm nga Kosova por edhe nga mërgata e largët të cilët bëjnë lutje për faljen e mëkateve. Ata bëjnë lutje me dashuri ndaj atdheut e cila buron nga besimi i drejt dhe sinqeriteti i thellë.  Lutën për sigurinë e atdheut, për lutjen që bëri Ibrahimi për Mekën e bekuar”.

“Festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjell lumturi dhe gëzim në zemrat e atyre që kanë nevojë. Duke trajtuar të sëmurët e vizituar të afërmit. Duke shkëmbyer urime me miqtë dhe duke i mbjell këto vlera në mendjet dhe zemrat e fëmijëve dhe të rinjve tanë”, tha Tërnava, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Tërnava bëri lutje që Kosovën, Zoti ta mbulojë me paqe e t’i falë vendit dhe mbarë botës mirësi, begati, siguri e stabilitet.

“E lus Zotin që të na mbulojë me paqe, t’i falë vendit tonë dhe mbarë botës mirësi, begati, siguri dhe stabilitet. E në veçanti, të lutemi o Zot që paqja të kthehet edhe në Palestinë e në Ukrainë”.

Kosovë

Burgim të përjetshëm vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e Bedri Rexhepit

Published

on

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen Bedri Rexhepit.

Gjatë shpalljes së dënimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryetarja e trupit gjykues Medie Bytyqi, tha se të pandehurit u gjetën fajtorë  për veprat penale vrasje e rëndë dhe dëmtim i varrezave apo kufomave.

Dy vëllezërit Vllasaliu akuzohen se kanë vrarë në bashkëkryerje e më pas e kanë zhdukur trupin e Rexhepit derisa motivi i kësaj vrasje është cilësuar të jetë përfitimi pasuror në vlerë prej 30 mijë euro.

Sipas aktakuzës, më 08.04.2021, Jeton Vllasaliu e dërgon Bedri Rexhepin në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit të dytë Nexhat Vllasaliu.

Me të mbërritur në shtëpi, Jeton Vllasaliu e vret në mënyrë tinëzare Bedri Rexhepin duke menduar që ky i fundit ka shumën e caktuar të parave për blerjen e dy veturave për të cilat ishin pajtuar më herët.  

Sipas aktakuzës, tek viktima ishin gjetur 8 mijë euro. Më pas, të pandehurit kishin varrosur viktimën në vendin e quajtur Mali i Madh në Vllasali të Novobërdës, ku pas rreth 17 muajve, më 30 shtator 2022, prokuroria gjen mbetjet mortore të Rexhepit.

Vetura e të ndjerit ishte gjetur disa ditë pas vrasjes në arat e fshatit Shushicë të Janjevës, ku e kishte dërguar Jeton Vllasaliu. Nga aty, Jetonin e merr me veturë personale i pandehuri Nexhati, i cili për të gjitha këto veprime është gjetur fajtor pasi kishte ndihmuar në kryerjen e veprës penale.

Continue Reading

Kosovë

Nga nesër fillon punën pikë kalimi i përbashkët kufitar Glloboçicë – Jazhincë

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër (28 maj 2025) në ora 14:00, do të fillojë implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje – Hyrje” në Pikë Kalimin e Përbashkët Kufitar Glloboçicë – Jazhincë.

Në inaugurim do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla, Zëvëndëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti dhe Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski.

Pika e parë e përbashkët e kalimit kufitar, Hani i Elezit – Bllacë, nisi punën më 12 prill të këtij viti.

Të dyja këto pikë kalime të përbashkëta kufitare ishin paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Continue Reading

Kosovë

Pas bastisjeve intervistohet edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci

Published

on

Njësiti për Krimet Ekonomike i Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, kanë zhvilluar bastisje në Ministrinë e Bujqësisë dhe në disa lokacione të tjera, mbi dyshimet për rastin e fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore.

Gjatë bastisjes, janë konfiskuar një sasi dokumentesh, të cilat pritet të analizohen për prova lidhur me procedurat e dyshuara të keqpërdorimit të fondeve publike.

Lidhur me këtë rast nga organet e hetuesisë është intervistuar edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, transmeton Koha.net

Prokurori i rastit, Admir Shala, u tha mediave se përveç Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, kontrolle janë kryer edhe në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, si dhe te lokacioni i kompanisë përfituese të kontratës për përpunim të mbetjeve shtazore.,

“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për dhënien me qira të kësaj fabrike.  Jemi duke i zhvilluar bastisjet dhe kontrollet në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme, drejt zbardhjes së rastit konkret,” ka thënë prokurori Shala.

Continue Reading

Trending