Connect with us

Kosovë

Aksion kundër fajdexhinjve në Gjilan

Published

on

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, të premten ka zhvilluar një aksion kundër fajdexhinjve në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Gjilanit.

Sipas Policisë ky operacion policor u realizua pas ndërmarrjes së veprimeve operative hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në

Në këtë aksion. nën dyshimin për veprat penale “fajde” dhe “detyrim”, janë arrestuar dy persona derisa një tjetër është në kërkim policor. Ata dyshohen se i kanë shkaktuar dëm material në vlerë 600 mijë euro një personi.

“Gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar dy persona të dyshuar, një mbetet në kërkim policorë, si dhe janë gjetur prova se të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale të fajdes dhe detyrimit për të cilat janë hetuar. Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast  kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kosovë

Shtesat prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët ekzekutohen para festës së Bajramit

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ekzekutimi i shtesave prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët, do të bëhet me fillim të javës së ardhshme, mundësisht para festës së Bajramit.

Përmes një video-postimi, Murati tha se javën tjetër do të hapet aplikimi për masën e mbështetjes për studentët dhe punëtorët jashtë sektorit publik, ndërsa ekzekutimi do të bëhet pasi të përfundojë verifikimi i të dhënave.

Ai shtoi se të drejtën për të përfituar mbështetjen kanë studentët aktiv dhe të rregullt në vitin akademik 2025-2026, të gjithë të punësuarit në sektorin privat por dhe ata të ndërmarrjeve publike që nuk paguhen nga buxheti i shtetit e që fitojnë më pak se 1 mijë euro pagë mujore.

Continue Reading

Art & Showbiz

Ambasada e Francës uron regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për çmimin e fituar në Festivalin e Kanës

Published

on

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi, ka uruar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për fitimin e çmimit SACD  në Festivalin e Kanës.

“Urime Blerta Basholli, regjisore dhe skenariste, & Nicole Borgeat, bashkë-skenariste, për suksesin e filmit DUA, i vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65 të Semaine de la Critique – Cannes në Festivalin e Kanës .

Një sukses i madh për kinematografinë kosovare. Ju lumtë!” thuhet mes tjerash në postim.

Continue Reading

Kosovë

Kosova mëton të themelojë Xhandarmëri

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se janë ndërmarrë hapat e parë drejt themelimit të Xhandarmërisë së Kosovës.

Sveçla shkroi në rrjetet sociale se ka nënshkruar themelimin e grupit punues, që sipas tij, do të bëjë analizimin dhe propozimin e modaliteteteve për funksionimin e Xhandarmërisë, si Agjencion i MPB-së.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike”, shkroi ai në Facebook.

Sipas Sveçlës, krijimi i Xhandarmërisë do të forcojë kapacitetet shtetërore për parandalimin, menaxhimin dhe neutralizimin e kërcënimeve “që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë.

Xhandarmëria është një forcë e sigurisë me karakter ushtarak që kryen detyra policore. Në disa shtete mund të jetë pjesë e Ministrisë së Brendshme, në të tjera pjesë e forcave të armatosura.

Shumë shtete kanë xhandarmërinë e tyre, përfshirë edhe fqinji verior i Kosovës, Serbia, xhandarmëria e së cilës funksionon në kuadër të policisë.

Xhandarmëri kanë edhe shtete të tjera, sikurse Franca, shtet anëtar i NATO-s.

Shembull, Xhandarmëria e Francës është forcë ushtarake që ka për detyrë sundimin e ligjit, ka juridiksion të plotë mbi popullatën civile dhe është përgjegjëse për sigurinë publike, rendit publik dhe ndërvepron me forcat policore dhe ushtarake brenda dhe jashtë vendit. Ajo luan rol në menaxhimin e krizave dhe merr pjesë edhe në misione paqësore jashtë vendit, por edhe në operacione luftarake.

Në NATO, forcat e llojit të xhandarmërisë përmenden në kuadër të asaj që njihet si policia për stabilitet.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending