Connect with us

Ferizaj

Askush nuk konkurron për drejtor në tri shkolla të komunës së Ferizajt

Published

on

Nëntë drejtorë të shkollave fillore dhe një zëvendësdrejtor janë zgjedhur ose rizgjedhur për shkollat fillore dhe të mesme të Ferizajt, me konkursin që Komuna e kishte shpallur më 23 maj. Prej tyre, shtatë kandidatë janë zgjedhur drejtorë për shkollat fillore të fshatrave, ndërkaq dy kandidatë për dy shkolla të qytetit. Një zëvendësdrejtor u zgjodh për shkollën e mesme të mjekësisë, “Elena Gjika”. Prej dhjetë të përzgjedhurve, vetëm tri janë gra.

Drejtoria e Arsimit ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë ankesë për këto pozita, duke hapur rrugën për zyrtarizmin e tyre para fillimit të vitit të ri shkollor.

Por, në njoftimin e Drejtorisë komunale të Arsimit, bëhet e ditur se është anuluar përzgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve për shkollat “Ramadan Rexhepi” në Sojevë, “Bilall Shala” në Lloshkobare dhe “Skënderbeu” në Jezerc.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Llabjani, ka konfirmuar për Televizionin Tema se për këto tri shkolla nuk ka pasur asnjë kandidat. Andaj, derisa të shpallet konkursi i radhës dhe të përzgjidhen menaxherët e rinj, drejtorët aktualë do të vazhdojnë punën si ushtrues detyre. Llabjani tha se mos aplikimi i askujt përbën shqetësim jo vetëm për qeverisjen lokale, por edhe për sistemin arsimor në nivel vendi.

Një prej arsyeve pse ka mungesë të interesimit për të marrë menaxhimin e shkollave është edhe paga, e cila mesatarisht është për vetëm 50 euro më të lartë se ajo e mësimdhënësve.

Një drejtor shkolle ka thënë në kushte anonimiteti se përgjegjësia e madhe që kanë drejtorët për t’u marrë prej çështjeve pedagogjike deri te aspektet logjistike nuk përkon me nivelin e pagës. Sipas tij, ky është shkaku kryesor pse mësimdhënësit brenda shkollave e sistemit arsimor në përgjithësi po iu shmangen përgjegjësive udhëheqëse.

Ferizaj

Ferizaj kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës në futboll  

Published

on

Futbollistët e Ferizajt u kualifikuan për në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi në gjysmëfinale eliminuan ekipin e Llapit me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndeshja e kthimit, e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Ferizajt, përfundoi pa gola 0-0, por falë fitores prej 2-1 si mysafir në ndeshjen e parë, ferizajasit  siguruan vendin në finalen e madhe ku do të përballen me Dukagjinin, i cili në gjysmëfinalen tjetër, eliminoi Ballkanin me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Takimi i sotëm në Ferizaj u ndërpre për disa minuta pas hedhjes të gjësendeve në fushë nga shikuesit, për të vazhduar vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga tribunat.

Kjo do të jetë finalja e tretë për ferizajasit, pas asaj të edicionit 2011/2012 kur humbi nga Trepça ’89 dhe finales së edicionit 2012/2013 të cilën e humbi nga Prishtina.

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën nxënësi 15 vjeçar në ambientet gjimnazit në Ferizaj

Published

on

Një nxënës ka humbur jetën në ambientet shkollore të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”  në Ferizaj.

Sipas policisë, viktima është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike dhe me urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në vendngjarje, rastin janë duke e trajtuar hetuesit e stacionit, ata rajonalë dhe krimteknikët ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Ferizaj

Lëndohet një punëtor pasi bie nga një ndërtesë në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 46-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga kati i dytë i një objekti, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, punëtori fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 12:40, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj , në një objekt në ndërtim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës. Sipas informatave të para nga  vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtorin, 46 vjeç.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë. Patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. 

Ndryshe, brenda dy javëve të fundit ky është rasti i tretë i aksidenteve në punë për shkak të rënies nga lartësia në objekte ndërtimi në Ferizaj.

Continue Reading

Trending