Connect with us

Ferizaj

Merret vendimi për ndërtimin e stadiumit 19-milionësh në Ferizaj

Published

on

Në mbledhjen elektronike të mbajtur sot nga Qeveria e Kosovës, në mesin e vendimeve për ndërtimin dhe riparimin e objekteve kulturore dhe sportive, është aprovuar edhe projekti për ndërtimin e stadiumit të qytetit të Ferizajt. Projekti pritet të kushtojë 19 milionë euro.

Në vendimin që e ka postuar në Facebook, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Brahim Osmani, thuhet se në mesin e projekteve kapitale shumëvjeçare anembanë Kosovës, Ministrisë së Rinisë, Sportit dhe Kulturës i është caktuar kodi buxhetor dhe “se tash pritet që të fillojnë procedurat për ndërtimin e tij”, ka shkruar Osmani.

“Qeveria Kurti kujdeset për të gjitha komunat e natyrisht se edhe ne do të përfitojmë nga projektet cilësore që do të realizohen”, ka shtuar ai.

Osmani nuk ka treguar lokacionin, por një burim brenda degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, ka thënë për Televizionin Tema se stadiumi pritet të ndërtohet afër palestrës së sporteve “Bill Clinton”, ku ndodhet edhe stadiumi me bar sintetik, ku aktualisht po i zhvillojnë ndeshjet ekipet ferizajase të futbollit.  Burimi, meqë nuk është i autorizuar të flasë për media, ka kërkuar që të mos i bëhet i ditur identiteti, “por ka thënë se burime brenda Ministrisë kanë thënë se do të jetë afër sallës”.

Qeverisja lokale e Ferizajt vazhdimisht ka akuzuar LVV-në opozitë se nuk ka bërë presion të mjaftueshëm te Qeveria qendrore e LVV-së për të nisur zbatimin e projektit të shumëpërfolur të stadiumit derisa për lokacionin dhe madhësinë e tij ka pasur përplasje të vazhdueshme ndërmjet partive të ndryshme.

Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Published

on

Një person është lënduar të martën në vendin e punës në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending