Connect with us

Ferizaj

Prindërit në Ferizaj: Të hënën i dërgojmë fëmijët në shkollë

Published

on

Këshilli i prindërve i Ferizajt, ka kërkuar nga prindërit që të hënën t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla.
Visar Islami, nënkryetar i këtij këshilli në Ferizaj, tha se edhe nëse nuk do të arrihet një marrëveshje mes institucioneve dhe SBASHK-ut, të hënën nxënësit duhet të paraqiten në shkollë.
“Kemi pasur takime të shpeshta, kemi diskutuar edhe me SBASHK-un në nivel lokal, kemi pasur takime të rregullta me ta, jemi përpjekur, jemi munduar që të gjendet një zgjidhje me ministrinë dhe SBASHK-un, mirëpo prapë nuk është arritur ai qëllim. SBASHK-u nuk tërhiqet nga kërkesat e tyre, ministria u ka ofruar atë mundësi që e ka, por ne si këshill i prindërve apelojmë tek SBASHK-u që të fillojnë me mësim ditën e hënë dhe nxënësit dhe mësimdhënësit të jenë pjesë e mësimit. Ne po kërkojmë që të hënën të jetë mësim i rregullt dhe të fillojë procesi mësimor. Kjo thirrje është edhe për mësimdhënësit edhe prindërit” tha Islami.
Islami shprehet se është tejet shqetësuese humbja e kaq shumë orëve mësimore, por sipas tij,  dhe më shqetësuese është mënyra se si do të kompenzohen ato.
“Humbjet që janë shkaktuar që tri javë, unë nuk besoj se do të gjendet kohë për me i kompenzu, kam ndëgju se do të vazhdohet në kohën e verës, por megjithatë mësimdhënësit nuk do të dalin në ato ditë, ne e kemi thënë edhe pa tri jave që çdo orë e humbur është problem të kompenzohet”, tha Islami.
Ndryshe, tash e 17 ditë nxënësit po qëndrojnë jashtë bankave shkollore si pasojë e grevës së mësimdhënësve,  të cilët janë duke kërkuar korrigjimin e projekt-ligjit për paga, në mënyrë që punëtorët e arsimit, sipas tyre,  të kenë një trajtim meritor në sistemin publik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending