Connect with us

Ferizaj

Shteti kërkon më shumë para nga Ferizajasit

Published

on

      Administrata Tatimore e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka arritur që gjatë vitit 2018, të grumbullojë afro 16 milionë euro, mjete këto të cilat i kanë shkuar buxhetit të shtetit nga taksapaguesit Ferizajas, duke mos përfshirë në këtë shifër edhe tatimpaguesit e mëdhenj që operojnë në këtë komunë. 
Por nga Ministria e Financave është kërkuar që  kjo vlerë për vitin 2019 të rritet për 16 %, pasiqë qeveria e ka planifikuar të rrisë buxhetin e konsoliduar në mbi 2 miliard euro. 

Drejtori i ATK-së në Ferizaj, Avdi Jakupi, shprehet se kjo kërkesë e Ministrisë do të jetë shumë sfiduese për ta.

“Planifikimi për vitin 2019, neve na obligon që këtë vit të kemi një rritje të planit, që për neve do të jetë sfidë për neve si regjion, për 16% do të kemi rritje të planit nga viti 2018, dhe kjo do të jetë sfidë për neve me kapacitet që i kemi edhe të bizneseve por edhe të resurseve që i kemi ne brenda institucionit” tha drejtori Jakupi.

Jakupi tha se një ndër mënyrat për zbatimin e këti vendimi, është mbledhja e borgjeve që bizneset kanë ndaj ATK-së, por edhe nga gjobat të cilat ata do t’u shqiptojnë bizneseve, duke thënë se këtë vit në plan kanë inspektimin e ordinancave, avokaturat dhe bizneset të cilat ofrojnë produkte pa origjinë.

“Ne jemi duke bërë projeksionet operative në ndërmarrjen e masave shtrënguse në inkasimin e borgjeve por njëkohësisht edhe jemi duke ndërtuar plane operative për vizita të radhës tek të gjitha aktivitetet biznesore në respektimin e  fiskalizimit, në rritjen e të hyrave. Çështjen e punëtorëve e kemi  pengesë shumë serioze pasi një numër i bizneseve nuk i kanë të sistemuar punëtorët në listën e pagave. Poashtu këtë vit do të zhvillojmë inspektim tek një numër i konisderueshëm i bizneseve për identifikimin e mallrave pa origjinë. Sivjet kemi projkesione që të merremi edhe me aktivtetet shërbyese shumë më tepër, do të merremi me ordinancat, avokaturën,  me shërbime të ndryshme financiare dhe tek të gjithë ata që krijojnë të ardhura nga shërbimet e tyre, do të shikojmë sa ata janë të përgjegjshëm në  respektimin e ligjeve tatimore”,  tha Jakupi.

Në anën tjetër, drejtori i ATK-së në Ferizaj, kërkon nga bizneset që të rregullojnë gjendjen e tyre, para se tu shkojnë inspektorat.


“ Ne i inkurajojmë bizneset që krahas vështërsive që ata i kanë, të bëjnë rregullimet  e tyre para se të vizitohen nga  zyrtarët tatimor, në mënyrë që të jenë në gjendje të rregullt  në aspektin e deklarimit, raportimeve, në aplikimin e arkave fiskale dhe në regjistrimin e punëtorëve që ata i kanë të angazhuar.  Në të kundërtën, ne do të detyrohemi të marrim masa për ta”,tha Jakupi.


Në këtë institucion u bë e ditur se në rajonin e Ferizajt janë afro 19 mijë biznese të regjistruara, porse nga ky numër janë vetëm 7 mijë biznese të rregullta, nga të cilat ATK arrinë të vjelë të hyra.
Gjatë vitit që e lamë pas,  ATK në Rajonin e Ferizajt  ka shqiptuar rreth 500 gjoba mandatore në vlerë prej mbi 100 mijë eurosh, ndërsa  vlera e borxhit që bizneset kanë ndaj ATK-së, e kalon vlerën e 35 milion  eurove.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending