Connect with us

Art & Showbiz

Nis edicioni i 55-të jubilar i Festivalit të Teatrove Ferizaj

Published

on

Nga sot deri më 7 shtator 2025, në Ferizaj do të mbahet Festivali i Teatrove, i cili sivjet  shënon edicionin e 55-të jubilar.  

Hapja zyrtare e festivalit bëhet nga ora 19:00 me shfaqjen “13” me regji të Sulejman Rushitit, në teatrin “Adriana”, derisa ditëve në vijim, para publikut ferizajas,do të  prezantohen disa shfaqje të prodhuara dhe ngjarje të veçanta nga konceptet “Retroteatri” dhe “FTF Skena”.

Festivali i Tetarove Ferizaj, është prej festivaleve më të vjetra në Kosovë, i cili që nga viti 1970, përmes shfaqjeve nga vende të ndryshme jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare, bashkon profesionistë të teatrit dhe artdashës.

Hapjes zyrtare të festivalit do t’i paraprijë shfaqja për të rinj “Black Box” të cilën artdashësit mund ta shohin në Galerinë e qytetit të Ferizajt.

Këtë vit, në programin zyrtar të festivalit, do të jenë shfaqjet:  “13” (më 1 shtator), “Bëje ose vdis” (2 shtator), “Djali” (3 shtator), “Hijet e Kohës” dhe “Komedia e zezë” (4 shtator), “God blesh America” (5 shtator), “Kjo është rinia jonë” dhe  “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” (6 shtator) si dhe shfaqja “Të vërtetat tona”  (7 shtator).

Ky edicion jubilar i festivalit do të përmbyllet më 7 shtator, me shfaqjen jashtë konkurrence “Të bardhët”.

Tradicionalisht, çdo ditë të festivalit organizohen edhe debate për teatrin, punëtori krijuese me artistë ndërkombëtar dhe ndeja pas çdo shfaqjeje në oborrin e Teatrit.

Art & Showbiz

Ambasada e Francës uron regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për çmimin e fituar në Festivalin e Kanës

Published

on

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi, ka uruar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për fitimin e çmimit SACD  në Festivalin e Kanës.

“Urime Blerta Basholli, regjisore dhe skenariste, & Nicole Borgeat, bashkë-skenariste, për suksesin e filmit DUA, i vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65 të Semaine de la Critique – Cannes në Festivalin e Kanës .

Një sukses i madh për kinematografinë kosovare. Ju lumtë!” thuhet mes tjerash në postim.

Continue Reading

Art & Showbiz

Çmim Oscar për filmin ku luan aktorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami

Published

on

Filmi “Two People Exchanging Saliva” [Dy njerëz që shkëmbejnë pështymë] është shpërblyer me Çmim Oscar në kategorinë e filmit të shkurtër, në ceremoninë e mbajtur në Llos Angjellos të Shteteve të Bashkuara të dielën.

Aktorja dhe regjisorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami e ka pranuar çmimin bashkë me pjesën tjetër të ekipit.

Kur u përmend prejardhja e pjesëmarrësve në film, Bajrami u përshkrua si aktore nga Kosova. Filmi u duartrokit edhe për faktin që është realizuar nga një shumicë grash.

Bajrami, 25-vjeçare, ka lindur në Kosovë, mirëpo familja e saj është shpërngulur është Francë, prandaj ajo jeton atje.

Luana e luan rolin e Malaises, një gruaje të re në këtë film bardhezi, i cili është bashkëprodhim mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara.

Filmi e ka në qendër intimitetin dhe konsumizmin në një version distopian të Parisit, ku prekja romantike, veçanërisht puthja, është e ndaluar dhe e dënueshme me vdekje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përgëzuar Bajramin dhe gjithë ekipin për çmimin e fituar.

“Jemi krenarë me këtë arritje të madhe të Luanës, aktores së patrembur, të lindur në Kosovë e cila përfaqëson më të mirën e të rinjve tanë: talentin, vendosmërinë dhe besimin për t’i ndjekur edhe ëndrrat më të mëdha”, ka thënë Osmani përmes një postimi në rrjete sociale.

Filmi e ka ndarë këtë çmim bashkë me filmin tjetër “The Singers”, [Këngëtarët] – vendim i rrallë në ndarjen e këtyre çmimeve.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, Akademia e Arteve në SHBA nderon yjet e kinematografisë botërore.

Filmi One Battle Afte Another (Betejë pas beteje) është shpërblyer me gjashtë çmime, përfshirë çmimin për filmin më të mirë.

Vetë Kosova ka tre vjet që nuk ka garuar me asnjë film për Oscars në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Suksesi më i madh i vendit është shënuar më 2016 me filmin “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik, Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës dhe i xhiruar në Kosovë. Ai ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në këtë ceremoni.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Art & Showbiz

Uta dhe Mrika do ta “pushtojnë” botën edhe përmes pullave më të reja postare

Published

on

Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri të pullave postare me motivin “Alpinistet e Kosovës – Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi”.

Në njoftim thuhet se ky emision i pullave postare i kushtohet alpinizmit kosovar dhe grave që, me guxim, përkushtim dhe arritje historike, kanë ngritur emrin dhe flamurin e Kosovës në majat më të larta të botës.

“Motivet e dy pullave postare prezantojnë dy alpinistet kosovare të rangut botëror: Uta Ibrahimi, e cila arriti të bëhet gruaja e parë nga Ballkani që ka ngjitur 14 majat mbi 8.000 metra, si dhe Mrika Nikqi, alpinistja më e re kosovare që po ashtu preku majat më të larta të botës, përfshirë majën Everest.

Me guxim, përkushtim dhe vizion, Uta dhe Mrika e kanë vendosur Kosovën në hartën globale të alpinizmit. Dy sportistet e jashtëzakonshme janë simbole të ambicies së pakufishme dhe dëshmi se ëndrrat e mëdha nuk njohin moshë. Shembulli i tyre mbetet frymëzim për alpinistët e të gjitha brezave” thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

#

Continue Reading

Trending