Connect with us

Kosovë

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Në seancën fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli u deklarua “plotësisht i pafajshëm” kurse i akuzuari si kryes i vrasjes, Granit Kokalla u mbrojt në heshtje.

I akuzuari i tretë, Kushtrim Kokalla, tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me avokatin, ndërkaq,  i akuzuari i katërt , Tom Dodaj në mënyrë vullnetare e ka pranuar fajësinë, ku  sipas aktakuzës, ka thënë se ia ka shitur Murselit armën e vrasjes me 20 fishekë për 280 euro.

Dodaj, u dënua me pesë vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë dhe rasti i tij u veçua nga rasti ndaj tre të akuzuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Ademaj, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Naim Murseli kishte premtuar 30 mijë euro pagesë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, dhe madje e kishte mbajtur me njërën dorë, që ajo të mos shmangte plumbin.

Nëse gjenden fajtorë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla mund të dënohen nga 10 vjet deri me burgim të përjetshëm.

Kosovë

Nënë e bijë që u therën në Prizren janë  në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Gruaja dhe vajza e saj e mitur që u therën me thikë në Prizren, janë në gjendje të rëndë shëndetësore . Viktimat kanë plagë të shumëfishta dhe janë duke u trajtuar në repartin intensiv në Spitalin e Prizrenit.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit  bëhet e ditur se rasti ka ndodhur  më datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren.

“Policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje. Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.

Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë.

Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e prokurorisë.

Continue Reading

Kosovë

Përfundon numërimi i votave në 13 komuna

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 10:00 të ditës së sotme,  janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,494 vendvotime.

Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025 kuti.

Aktivitetet e verifikimit dhe numërimit të votave janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë).

Continue Reading

Kosovë

Shkaku i problemeve teknike numërimi i votave nuk ka filluar në tri komuna

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se për shkak të problemeve me internet, procesi i numërimit të votave akoma nuk ka nisur në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.

Në këto tri qendra shkaku i probleme teknike nuk ka transmetim të pamjeve për vëzhguesit në ekranet televizive, derisa ekipet teknike të KQZ-së janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të problemit.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

Deri tani, procesi i verifikimit dhe numërimit të votave  ka përfunduar vetëm në Han të Elezit.

Continue Reading

Trending