Connect with us

Ferizaj

Fitim Vatovci dënohet me 19 vjet burgim për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Gjykata Themelore e Ferizajt, sot e ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj Fitim Vatovcit për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhur para më se tre vjetësh në Mitrovicë.

Ai u shpall fajtor për vrasje të rëndë për të cilin u dënua me 18 vjet dhe 1 vjet e gjashtë muaj për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Vatovcit iu shqiptua dënimi unik prej 19 vjetësh për burgim.

Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurit do t’i llogaritet edhe koha që ai qëndroi në paraburgim .

Vendimi do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi derisa të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Trending