Connect with us

Kosovë

Murati: Propozimi i LDK-së për qeveri kalimtare si në kohën e UNMIK-ut

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë opsioni i fundit, pasi u shpreh se opsioni më i mirë për dalje nga kriza është votimi i fshehtë në Kuvend.

Ai tha se është e çuditshme kërkesa e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për qeveri transicionale, duke thënë me propozimin e saj,  LDK-ja po sillet si në kohën e UNMIK-ut.

“Në rastet kur ka luftë civile dhe vendi del nga lufta dhe nuk ka institucione, pra në raste të tilla kur ka kriza të papara, vendi mbetet mbetet pa qeveri dhe bëhet qeveri tranzitore. Kjo do të na kthente në vitin 2000”, tha Murati.

Sipas tij, opozita ka mbetur pa një zgjidhje tjetër dhe propozimin për një qeveri tranzicionale e ka nxjerrë si kartën e fundit.

Kosovë

Një 34-vjeçar ka vdekur dhe një 30-vjeçare është lënduar si pasojë e therjes

Published

on

Një burrë ka humbur jetën dhe një grua u plagos si pasojë e therjes me thikë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur pasditen e sotme në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë

Fillimisht sipas policisë ishte raportuar rasti për dy të lënduar, por më pas, në vendin e ngjarjes, është konstatuar vdekja e një burri 34-vjeçar, ndërsa një grua 30-vjeçare e lënduar, është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë në Prishtinë.

Nga Klinika Emergjente u bë e ditur se gruaja e plagosur nuk ka pasur lëndime serioze dhe pas trajtimit është liruar nën përcjellje të policisë.

Continue Reading

Kosovë

AAK-ja do ta kontestojë në Kushtetuese kërkesën për ndryshim të mënyrës së votimit për kryparlamentar

Published

on

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i kanë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme të deputetëve të Kuvendit, për ta kontestuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e LVV-së për ndryshim të mënyrës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga e hapur në votim të fshehtë.

Në një adresim para mediave në hollin e Kuvendit të Kosovës, deputetja Time Kadrijaj tha se me mbledhjen e nënshkrimeve, të hënën, do t’i drejtohen Kushtetueses, pasi, siç u shpreh, me kërkesën për ndryshimin e mënyrës së votimit, Lëvizja Vetëvendosje ka cunguar të drejtën parlamentare.

“LVV-ja po kërkon ndryshimin e mënyrës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pa propozuar një emër. Kjo nuk po ndodh, kemi cungim të agjendës së fillimit dhe në për shkak të shkeljeve ligjore, se bashku me deputetë të LDK-së por edhe të PDK-së, për shkak të kërkesës për ndryshim të mënyrës së votimit në mes të procesit, ne kemi mbledhur nënshkrimet, do t’i adresohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë shkelje kushtetuese”, ka deklaruar Kadrijaj.

Continue Reading

Kosovë

S’ka tejkalim të ngërçit në Kuvend as pas vazhdimit të 13-të

Published

on

Ka dështuar për herë të 13-të përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Edhe në vazhdimin e sotëm, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme, pasi për formimin e këtij komisioni  votuan vetëm 56 deputetë derisa 1 votë ishte kundër.

Seanca u ndërpre për të vazhduar të dielën në ora 10:00.

Continue Reading

Trending