Connect with us

Ferizaj

PZHK: Raporti zyrtar i komisionit ka fshehur një peticion

Published

on

Sot në Gjykatën e Ferizajt në procesin kundër ish-drejtorit te Urbanizmit Faik Grainca, dëshmitari Skender Baftiu, konfirmoi se gjatë hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, Komuna e Ferizajt kishte fshehur një peticion të qytetarëve, apo siç u shpreh ai ”kishte humbur rrugës”. 
    Baftiu në Gjykatë deklaroi se peticioni i deponuar nga Fitim Shabani, ishte shqyrtuar dhe miratuar, por disi ishte zhdukur në raportin final të datës 9 Gusht 2017, si dokument zyrtar i drejtorisë së Urbanimit të Ferizajt, që asokohe i ishte drejtuar Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Kosovës. 
Dëshmia e sotme e Baftiut bie në kundërshtim me deklarimin e anëtarit tjetër të komisionit, dëshmitarit Premtim Asllani, i cili në këtë gjykatë më 10 janar të këtij viti, për të njejtin peticion kishte deklaruar se ishte shqyrtuar, aprovuar nga komisioni  dhe se figuronte në raportin final të shqyrtimit.

“Edhe një peticion tjetër që nuk është përfshirë në raportin e shqyrtimit publik ka qenë nga Fitim Shabani, i cili peticion nuk është përfshirë… por kur ka ardhur tek ne,  gjatë fazës së shqyrtimit publik kjo kërkesë është shqyrtuar nga komisioni dhe është inkorporuar në PZHK, mirëpo meqë ka kaluar në rrugën jo sikur të tjerat, kjo na u është ngatërruar gjatë rrugës, edhe nuk e kena shti në raport të shqyrtimit” deklaroi menaxheri i komisionit Baftiu.


Baftiu nuk u përgjigj nëse ky peticion kishte ndikuar që një pjesë e rrugës “Astrit Bytyqi”, të mbetet ndërtim i ulët, mirëpo me PZHK-në e re të Ferizajt,  një brez i shtëpive në krahun e majtë të kësaj rruge është hequr nga harta e ndërtimit të lartë, pas përfundimit të shqyrtimit publik të ankesave të qytetarëve. 

“A ka shërbyer ky peticion bazë për me hjekë nga ndertimi i lartë në të ulët? – parashtroi pyetje prokurori i shtetit Arben Ismajli.
“Si bazë gjithmonë  e kemi marrur anën profesionale, mirëpo meqense nuk ka paraqitë problem për neve si komsion, meqë ka qenë një segment i vogël, e kena aprovu” – deklaroi Baftiu.

Pas ballafaqimit me deklaratën e vet të dhënë në Polici, Baftiu sot tentoi ta ndryshojë atë në pjesën ku lidhet me arsyet që çuan komisionin për të ndryshuar destinimin e parcelave në zonën e kontestuar, mirëpo me insistimin e prokurorit Ismajli dhe kryetarit te trupit gjykues Krasniqi që dëshmitari të qartësojë përgjigjen e tij, Baftiu e rikonfirmoi deklaratën e tij të dhënë më 1 gusht 2017 në hetuesinë e Ferizajt, ku kishte deklaruar se ishin marrë për bazë vetëm numrat e banorëve në peticione për ndryshim të destinimit të  parcelave. 

“Tani tha se kemi marrë për bazë anën profesionale dhe nuk e mohoi atë që nuk i kanë shqyrtuar, por tha nuk i kena marrë për bazë numrat, ndërsa atëhërë kishte thënë se i kanë marrë për bazë numrat, dhe anën profesionale se ka përmendur atëher hiç, dhe kjo jep me nënkuptu se për bazë janë marrë numrat e personave në peticione që kanë bërë ndryshimet e destinimit të pronave.” deklaroi prokurori Ismajli.

“ A qëndron prapa asaj deklarate qysh ke deklaruar atëherë?” – pyeti gjykatësi Krasniqi. 
“Unë më parë deklarova se vetëm si numër i kemi shqyrtuar, për hir të korrektësisë dhe transparencës,  se i kemi shiquar numrat dhe nuk kemi analizuar se janë në pyetje të rrugëve tjera nënshkrimet, dhe nuk i kemi analizuar se të cilës rrugë janë, dhe a janë të një familjeje“. – deklaroi Baftiu, në vazhdim i cituar edhe nga gjykatësi Krasniqi.   

 Njësoj sikurse Baftiu edhe dëshmitari tjetër Lulzim Shabani, në dëshminë  e tij deklaroi se komisioni për shqyrtim të ankesave nuk i ka verifikuar nënshkrimet e peticioneve të qytetarëve, nëse ato ishin nënshkruar nga pronarët e vërtetë të tokave të prekura nga ndryshimet. Ai në deklaratën e tij dhënë në polici, ia kishte lënë këtë përgjegjësi drejtorisë së urbanizmit, gjë të cilën e konfirmoi edhe sot pas disa deklarimeve kundërthënëse.  
  Dëshmitari Shabani e konfirmoi se shqyrtimi i peticioneve ka ndodhur në disa takime të njëpasnjëshme e në shumicën e të cilave kishte qenë prezent edhe tani i akuzuari Faik Grainca. 
Në pyetjen e të dëmtuarit Bekim Haliti, nëse ka qenë e mundur që të gjitha peticionet të shyrtoheshin brenda një dite,  dëshmitari Lulzim Shabani tha se  nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë.

“Peticionet nuk  janë shqyrtuar me një mbledhje, dhe nuk është logjike me u shqyrtu të gjitha peticonet në një mbledhje” deklaroi në gjykatë dësmitari Lulzim Shabani.

Skënder Baftiu do të vazhdojë dëshminë  e tij për t’iu përgjigjur palëve të dëmtuara dhe të pandehurve në seancë të caktuar për 4 mars.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending