Connect with us

Kosovë

Rasti i Agon Zejnullahut: Gjykata vendos për rikthimin e 5 policëve në paraburgim

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan, vendosi që t’i kthejë në paraburgim pesë zyrtarët policorë që dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Rasti ishte në rigjykim nga 21 korriku, me kërkesë të mbrojtësve të tyre.

Në aktvendimin e fundit të Gjykatës Themelore thuhet se të dyshuarve u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe se ajo do të llogaritet prej datës së ndalimit të tyre, më 7 korrik 2025, deri më 6 gusht 2025.

Aty, po ashtu, thuhet se “pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe pas vlerësimit të kundërshtimeve dhe argumenteve të të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre”, ka “arsye të mjaftueshme që të pandehurve t’iu caktohet masa e paraburgimit”.

Zejnullahu ka vdekur në orët e para të 7 korrikut, pasi është arrestuar nga policia në Lipjan.

Vdekjen e tij në vendngjarje e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Por, sipas familjarëve dhe avokatit të tyre mbrojtës, policia ka përdorur forcë të tepruar kundër tij.

Ngjashëm kanë thënë edhe disa përfaqësues të shoqërisë civile, pasi kanë parë disa pamje që kanë qarkulluar në internet.

Komandanti i Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje pas vdekjes së Zejnullahut.

\Radio Evropa e Lirë

Kosovë

Dështon edhe përpjekja e 52-të e deputetëve për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Published

on

Ka dështuar edhe përpjekja e 52-të e deputetëve për konstituim të Kuvendit të Kosovës pasi në vazhdimin e sotëm, për propozimin për krijimin e komisionit për votim të fshehë votuan 54 deputetë derisa në seancë ishin të pranishëm 117 deputetë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se vazhdimi i radhës, do të mbahet të shtunën, më 26 korrik, me fillim nga ora 14:00.

Seanca e radhës do të mbahet vetëm një ditë para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar asnjë veprim nga deputetët për konstituim të Kuvendit nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Continue Reading

Kosovë

Haxhiu nuk përjashton mbajtjen e seancave tjera sot apo nesër

Published

on

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e propozuar për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu,  vlerësoi si të natyrshme që Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për masë të përkohshme, marrë parasysh situatën aktuale.

Ajo nuk përjashtoi mbajtjen e ndonjë seance tjetër sot apo nesër kur edhe përfundon afati 30 ditor i vendosur nga aktgjykimi i Kushtetueses.

“Na kanë mbetur edhe pak orë. Na ka mbetur sot, kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë seancë edhe më vonë, kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë seancë edhe nesër. Në rrethana të tilla duhet reflektim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, në të kundërtën e vetmja zgjidhje mbeten zgjedhjet e reja”, tha Haxhiu.

Continue Reading

Kosovë

Ambasadorët e QUINT-it sot të pranishëm në Kuvend

Published

on

Në përpjekjen e 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës para skadimit të afatit kushtetues,  në hyrje të Kuvendit janë parë ambasadorë të vendeve perëndimore, përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara,  Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë.

Si pjesëtarë të vendeve të QUINT-it, ata kanë bërë thirrje disa herë që Kosova t’i formojë sa më shpejt institucionet.

Continue Reading

Trending