Connect with us

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj pasi qëlloi me armë në dasmë

Published

on

Një burrë 57-vjeçar nga Ferizaj, është arrestuar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri gjatë një dasme në fshatin Greme. Policia ka sekuestruar katër armë zjarri, përfshirë dy pistoleta dhe dy pushkë gjuetie, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për mbajtje të paautorizuar të armëve dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

“Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht rreth orës 13:00, kur Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, S.A. (57), janë gjetur 50 gëzhoja dhe janë sekuestruar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

Hetimet kanë vazhduar edhe ditën e nesërme, më 3 gusht, kur i dyshuari ka dorëzuar edhe një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, të cilat po ashtu janë sekuestruar,  thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.

#

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending