Connect with us

Kosovë

Top Kolshit një muaj paraburgim për vrasjen në Baicë të Lipjanit

Published

on

Gjykata Themelore e Prishtinës, ia ka caktuar një muaj paraburgim Top Kolshit, i cili dyshohet për vrasjen e Enver Bajraktarit.

Në një njoftim për media, Gjykata ka dhënë detaje për rastin në të cilin Kolshi ka pranuar fajin.

Gjithashtu  thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën në bashkëkryerje me persona ende të paidentifikuar deri më tani.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.K. mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit.

Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë”, thuhet në njoftim.

Sipas organit të drejtësisë, Kolshi, kishte edhe dy aktgjykime të plotfuqishme, njëri prej të cilëve thuhej viktimë kishte qenë tanimë i ndjeri.

Kosovë

Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë të mërkurën se, nëse do të vinte një emër për president të Kosovës nga familja e heroit të vendit, Adem Jashari, do të ishte një “konsensus automatik” në shoqëri.

Kosovës i duhet të nxitojë ta zgjedhë presidentin e ri të vendit deri më 4 mars, për t’i shmangur edhe një palë zgjedhjesh të tjera të parakohshme, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill.

Osmani nuk duket ta ketë mbështetjen e partive parlamentare për t’u rizgjedhur, ndërsa deri tani nuk janë përmendur emra të tjerë të mundshëm për president, pavarësisht se afti po soset.

“Konsensus të partive politike, deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë është një president nga radhët e familjes së nderuar Jashari”, tha ai për mediat më 25 shkurt, pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

I pyetur se a ka vullnet nga familja Jashari për këtë çështje, Konjufca tha se nuk i takon të flasë në emër të tyre.

“Duhet të shkoni atje dhe ta merrni përgjigjen, nuk jam unë këtu që të supozoj se kjo është. Ka qenë kryeministri aty”, tha ai.

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Prekaz të Skenderajt te familja Jashari. Ai ka konfirmuar për mediat se ka biseduar me Rifat Jasharin “për çështje politike”.

Emra nga kjo familje, në të kaluarën, janë përmendur si kandidatë potencialë për president, por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në propozim zyrtar.

Për çështjen e presidentit, Konjufca u pyet edhe gjatë një konference për media me homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropali.

Ai i cilësoi si pozitive takimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zhvilluar me krerët e dy partive më të mëdha opozitare, Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e kreut të ri të shtetit.

Konjufca tha se hartuesit e Kushtetutës e kanë shkruar pjesën për zgjedhjen e presidentit me idenë që një shumicë e thjeshtë të mos ketë garancinë që ta zgjedhë vetë atë, por kjo të ndodhë në bashkëpunim me forcat politike.

Ai tha se shumica aktuale ka 66 vota në Kuvend dhe për arritjen e 80 votave të kërkuara për president duhet edhe mbështetja e partive opozitare.

Sipas tij, 80 vota nuk mund të arrihen nëse propozohet një “emër i njëanshëm”.

“Pra, konkludimi është që përmes një emri të përveçëm ne mos ta mbështesim për muri opozitën”, tha ai.

Vetë Kurti ka kërkuar një marrëveshje me PDK-në dhe LDK-në për presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme.

Nga PDK-ja kanë thënë se nuk do të jenë pengesë e proceseve shtetërore, por nuk mbështetin kandidatura që nuk përfaqësojnë unitet qytetar, ndërkaq LDK-ja ka kërkuar ose marrëveshje politke ose konsensus për kreun e ri të shtetit.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Dialogu me Serbinë, nën udhëheqjen e MPJD-së

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të udhëheqë dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kështu bëri të ditur MPJD-ja, pas një takimi të udhëheqësit të kësaj ministrie, Glauk Konjufca, me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, në Prishtinë.

“Gjatë takimit, Konjufca e informoi Sorensenin se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm”, u tha në njoftim.

Konjufca, i cili njëherësh është zëvendëskryeministri i parë, tha se Kosova mbetet “e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Konjufca do të jetë bartës i këtij procesi, që ka nisur më 2011.

Mandatin e kaluar qeverisës, në nivel politik, Kosova në dialog është përfaqësuar nga kryeministri, Albin Kurti, ndërkaq në nivel kryenegociatorësh nga Besnik Bisilimi.

Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë rundesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023.

Përgjatë vitesh të dialogut, Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Më 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, por BE-ja ka thënë se ajo ende nuk është zbatuar.

Ndonëse marrëveshja nuk është nënshkruar, sipas bllokut evropian, ajo është e detyrueshme për të dyja palët.

Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut 15-vjeçar.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Ushtria e Kosovës pjesë e forcës paqeruajtëse në Gazë

Published

on

Gjatë takimit të parë të “Bordit të Paqes” në Uashington, Gjeneralmajori amerikan Jasper Jeffers, komandant i Forcës së sapoformuar Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) foli në detaje për organizimin e dhe veprimin e kësaj force ku mes tjerash bëri të ditur se Kosova bashkë me Shqipërinë, Indonezinë, Marokun dhe Kazakistanin janë pesë vendet e para që do të kontribuojnë me trupat e veta ushtarake në Gazë, ndërkaq Egjipti dhe Jordania do të trajnojnë policinë vendëse.

Ai tha se misioni i kësaj force synon të stabilizojë sigurinë e Gazës dhe të mundësojë qeverisjen civile nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese do të nisë me dislokimin në Rafah, në jug të Gazës, ku do të trajnojë policinë atje dhe më pas do të zgjerohet sektor pas sektori, tha Jeffers duke treguar se në planin afatgjatë do të dislokohen 20 mijë trupa ushtarake dhe do të trajnohen 12 mijë policë.

Në “Bordin e Paqes” të themeluar nga presidenti Donald Trump, në mesin e 27 vendeve anëtare janë edhe Kosova dhe Shqipëria si anëtare themeluese.

Continue Reading

Trending