Connect with us

Ferizaj

Tre policë u lënduan pasi u goditën nga motoçiklistët në Ferizaj

Published

on

Tre zyrtarë policorë janë lënduar të martën mbrëma, në rrugën “Gjon Sereçi” në Ferizaj, si pasojë e goditjes nga tre motoçiklistë që nuk i respektuan rregullat e trafikut.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti i parë ndodhi rreth orës 21:15, kur një motoçiklist refuzoi të ndalonte për kontroll policor, rriti shpejtësinë dhe goditi dy zyrtarë policorë nga njësia e biçikletave.

Policët e lënduar u dërguan për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

I dyshuari për këtë rast është identifikuar pasi në vendin e ngjarjes i kishte rënë telefoni celular. Më vonë, ai së bashku me prindin e tij është paraqitur në stacionin policor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Incidenti tjetër ndodhi rreth orës 21:20, kur dy motoçiklistë të  tjerë përplasën një zyrtar tjetër policor, duke i shkaktuar lëndime trupore. Të dy të dyshuarit u arrestuan në vendngjarje dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, u liruan në procedurë të rregullt.

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës – Drejtoria Rajonale Ferizaj

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

·         Rr. Gjon Sereçi-Ferizaj,19.08.2025-21:15.

Deri sa njësia  policore e biçikletave ka tentuar të ndalojë një motoçiklistë, i njëjti nuk kishte përfillur shenjat e ndalimit të zyrtarëve policorë, por përkundrazi kishte rritur shpejtësinë dhe me këtë rast kishte goditur dy zyrtarët policorë duke u shkaktuar lëndime trupore dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Dy zyrtarët policorë të lënduar janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari pasi në vendin e ngjarjes i kishte rënë telefoni celular dhe i dyshuari së bashku me prindin e tij janë paraqitur në stacion të policisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

·         Rr. Gjon Sereçi-Ferizaj,19.08.2025-21:20.

 Deri sa njësia e trafiku të qytetit ka tentuar që të ndalojë një grup të  rinjsh me motoçikleta drejtuesi i një motoçiklete ka goditur zyrtarin policor, i cili ka pësuar lëndime trupore. Dy personat të cilët kanë qenë ne këtë motoçikletë janë arrestuar. Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori kujdestar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Trending