Connect with us

Kosovë

Më 14 shtator protestohet para Speciales në Hagë

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se më 14 shtator nga ora 14:00 do të mbahet protestë paqësore para Gjykatës Speciale në Hagë. Kjo protestë organizohet me iniciativë të veteranëve nga mërgata.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, u tha mediave se protesta ka për qëllim të kundërshtojë padrejtësitë që, sipas tij, i bënë kjo gjykatë.

“Me iniciativën e bashkëluftëtarëve tanë që jetojnë në mërgatë, njërin nga ta e kemi këtu, Fatmir Koci, Ukë Lushi që jeton në Amerikë dhe disa të tjerë, më 14 shtator 2025 do të mbahet një protestë në qytetin Hagë në Holandë, para Gjykatës Speciale, në orën 14:00. Ne, si organizata të dala nga lufta e UÇK-së, i kemi dhënë mbështetjen tonë të plotë me të gjitha kapacitetet dhe do të jemi bashkë në organizim. Kërkesën për protestë e kemi bërë te autoritetet holandeze dhe jemi në pritje të konfirmimit për lokacionin. Ju bëjmë thirrje të gjithë mërgimtarëve tanë që të marrin pjesë në këtë protestë paqësore kundër padrejtësive që po ndodhin në Gjykatën Speciale”, tha Gucati.

Kurse njëri nga organizatorët nga diaspora, Fatmir Koci, u bëri thirrje politikanëve e qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste.

“U bëj thirrje të gjitha institucioneve, partive pa dallim ngjyrash dhe çdo shqiptari në diasporë që më 14 shtator të jemi bashkë para Gjykatës në Hagë. Të tregojmë se Kosova nuk pranon më padrejtësi në emër të drejtësisë. Luftën e kemi fituar me gjakun e dëshmorëve dhe përkrahjen e miqve tanë dhe do ta fitojmë edhe këtë betejë për dinjitet dhe të vërtetën”, tha Koci.

Më 7 gusht,  mijëra qytetarë protestuan në Prishtinë “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në protestën, që u organizua nga kategoritë e dala nga lufta, morën pjesë qytetarë nga vise të ndryshme të Kosovës, por edhe nga vende të rajonit.

Kosovë

Janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për fëmijë

Published

on

Ministri nё detyrё për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, njoftoi se sot janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro pёr pensionistёt dhe fёmijёt.

Ditë më parë, qeveria nё detyrё e Kosovёs vendosi pёr ekzekutimin e pakos pёr pёrballje me inflacionin 2.0 e cila parasheh mbёshtjetje pёr pensionistë, fёmijё, lehona, student aktiv, punёtorё privat dhe për familjet nё nevojё.

Continue Reading

Kosovë

Shtesat prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët ekzekutohen para festës së Bajramit

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ekzekutimi i shtesave prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët, do të bëhet me fillim të javës së ardhshme, mundësisht para festës së Bajramit.

Përmes një video-postimi, Murati tha se javën tjetër do të hapet aplikimi për masën e mbështetjes për studentët dhe punëtorët jashtë sektorit publik, ndërsa ekzekutimi do të bëhet pasi të përfundojë verifikimi i të dhënave.

Ai shtoi se të drejtën për të përfituar mbështetjen kanë studentët aktiv dhe të rregullt në vitin akademik 2025-2026, të gjithë të punësuarit në sektorin privat por dhe ata të ndërmarrjeve publike që nuk paguhen nga buxheti i shtetit e që fitojnë më pak se 1 mijë euro pagë mujore.

Continue Reading

Art & Showbiz

Ambasada e Francës uron regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për çmimin e fituar në Festivalin e Kanës

Published

on

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi, ka uruar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për fitimin e çmimit SACD  në Festivalin e Kanës.

“Urime Blerta Basholli, regjisore dhe skenariste, & Nicole Borgeat, bashkë-skenariste, për suksesin e filmit DUA, i vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65 të Semaine de la Critique – Cannes në Festivalin e Kanës .

Një sukses i madh për kinematografinë kosovare. Ju lumtë!” thuhet mes tjerash në postim.

Continue Reading

Trending