Connect with us

Ferizaj

Policia me kontrolle të shtuara  në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë 24 orëve të fundit, ka shtuar prezencën në rrugë me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Si rezultat, janë shqiptuar 297 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe janë ndaluar 8 shoferë me shkelje të rënda, ndaj të cilëve është iniciuar masa mbrojtëse e heqjes së patentë-shoferit, si dhe janë konfiskuar disa motoçikleta për mungesë të dokumentacionit.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjithsej 5 aksidente trafiku:

– 3 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 5 persona;

– 2 me dëme materiale.

Policia apelon tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar shkeljet përmes numrit 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Ferizaj

Qendra e Ferizajt tashmë 8 orë pa energji elektrike, KEDS konfirmon djegien e kabllove

Published

on

Qendra e Ferizajt ka hyrë në orën e tetë pa furnizim me energji elektrike. Ndërprerja ka nisur rreth orës 12:00 dhe po vazhdon ende.

Sipas njoftimit të fundit nga KEDS, për shkak të mbingarkesës janë djegur kabllot e transformatorit në qytetin e Ferizajt, çka ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Linjat e prekura nga ky defekt janë linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2, si dhe linjat 10 kV: Banka 1, Banka 2, Banka 3, Ujëvara dhe Kazerma Ferizaj.

Nga KEDS bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmit, me qëllim të rikthimit të energjisë elektrike sa më parë. Ende nuk është dhënë një afat i saktë se kur pritet normalizimi i furnizimit.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt mbi 4 orë pa energji elektrike

Published

on

Qendra e Ferizajt ka mbi 4 orë që është pa energji elektrike, ndërprerje kjo që ka nisur rreth orës 12:00. Sipas njoftimit online të publikuar nga KESCO, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Earth short circuit”.

Sipas informacioneve në terren, pa energji elektrike kanë mbetur disa nga rrugët kryesore të qendrës së qytetit, përfshirë rrugën Dëshmorët e Kombit, rrugën Ramadan Rexhepi dhe rrugën 12 Qershori.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga KESCO se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Njoftimi në aplikacionin “E-KESCO”

Continue Reading

Ferizaj

Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

Published

on

Një person ka mbetur i plagosur në Ferizaj, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili është në arrati.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën mbrëma, më 21.12.2025, rreth orës 23:43.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  

I dyshuari që është në arrati është i njohur për organet e rendit dhe po kërkohet nga njësitë policore.

Prokurori i rastit ka urdhëruar fillimin e hetimeve për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Trending