Connect with us

Ferizaj

Fadil Islami dënohet me 12 vjet burgim për therje me thikë të katër personave në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 12 vjet burg Fadil Islamin, për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë. i cili.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i njëjti për shkak përkatësisë etnike, kishte therur me thikë katër persona, dy prej të cilave ishin vajza të mitura të moshës 10 dhe 14 vjeçare.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva – Daci ,kryetare e trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar dhe pranimit të fajësisë, të pandehurin F.I., e shpalli fajtor për veprën penale në vazhdim vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.10 lidhur me nenin 28 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I pandehuri F.I., akuzohet se:

Me datë 11 nëntor 2024, rreth orës 15:29 minuta, në rrugën “R.B.” në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar ti privoj nga jeta fëmijët e moshës 10 vjeçare dhe 14 vjeçare, pjesëtarë të komunitetit Ashkali, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarat kanë qenë duke ecur rrugës, i pandehuri që ishte duke ecur në këmbë gjithashtu në drejtim të kundërt, pasi që i kalon të dëmtuara kthehet mbrapa dhe me hapa të shpejtuar ofrohet nga mbrapa dhe i godet disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të dëmtuarës 10 vjeçare dhe atë plagë shpuese prerëse në anën e majtë të kraharorit, thyerje e brinjëve VI dhe VII të anës së majtë, plagë shpuese në vrigullin e poshtëm të mushkërisë së majtë, plagë prerëse shpuese në pjesën e majtë të diafragmës, të cilat kanë shkaktuar edhe grumbullim gjaku dhe ajri në zfgavrën e majtë të kraharorit, të cilat dëmtime janë shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të mprehtë dhe me maje, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit, kurse e dëmtuara 14 vjeçare i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe atë plagë prerëse në regjionin e shpatullës së djathtë të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të mprehtë të cilat kanë shkaktuar dëmtim të përkohshëm të shëndetit .

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 11 nëntor 2024 rreth orës 15:30 minuta në rrugën “E.T.” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin N.M., i moshës 32 vjeç, pjesëtarë i komunitetit Egjiptian, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në kafiterinë “V.”, i pandehuri e godet me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke e goditur në pjesën e kokës, qafës dhe faqes së djathtë të fytyrës  duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe atë plagë shqyese në regjionin muror të kokës, në regjionin e mjekrës, në anën e majtë të qafës dhe në faqen e djathtë të fytyrës, të cilat kanë shkaktuar dëmtim të përkohshëm për shëndetin.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 11 nëntor 2024, rreth orës 15:53 minuta në rrugën “H.S.” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin E.A.,  i moshës 29 vjeç, pjesëtarë i komunitetit Romë, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari duke lëvizur në këmbë me një karrocë, i pandehuri afrohet dhe e godet me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, në pjesën e kraharorit, nga të cilat goditje i shkakton lëndime të rënda trupore dhe atë plagë shpuese, prerëse në anën e djathtë të kraharorit, thyerje e brinjës së IV të anës së djathtë, dhe plagë prerëse në vrigullin e sipërm të mushkërisë së djathtë, duke i shkaktuar grumbullim gjaku dhe ajri në zgavrën e djathtë të kraharorit, të cilat lëndime kanë rrezikuar jetën në momentin e shkaktimit .

Konform nenin 366 paragrafi 5 dhe 6 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.

Konform nenit 270 paragrafi 1 të KPPK-se, konfiskohet ne mënyrë te përhershme thika e markës “Berlinger House”, si objekt i kryerjes së veprës penale.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për posedim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të kokainës.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit të veturës në të cilën ishin të dyshuarit, janë gjetur 5.79 gramë kokainë, kurse më pas, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 26.09 gramë të tjera të kësaj substance narkotike.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të hënën mbrëma, më 25.05.2026, rreth orës 21:30 në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për mashtrim me kriptovaluta në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet: A.L., R.J. dhe V.N., për shkak të dyshimit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale”Mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Të pandehurit dyshohen se më 17 Prill 2026, në Ferizaj, rruga, “Cen Dugolli” me dashje dhe në bashkëveprim, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke përdor emra të rreme, i vënë në lajthitje të dëmtuarit E.F., A.F., dhe Rr.K, duke ua marrë  12,000 euro si kundërpagesë për kriptovaluta të llojit USDT të cilat do t’ua transferonin përmes portofolit digjital “wallet”.

Pasi të dëmtuarve ua marrin shumën prej 12 mijë eurove, të pandehurit i fusin paratë në një çantë të gjelbër dhe i vendosin në një dollap brenda lokalit të cilin e kishin marrë me qira. Ata kishin hapur një vrimë në pjesën e pasme të dollapit, nga ku i morën paratë pa u vërejtur dhe u larguan në drejtim të panjohur.

Pas hetimeve, u zbulua se të dyshuarit e njëjtë, duke përdorur të njëjtën skemë, kishin organizuar një transaksion fiktiv në rrugën “Ismail Reka” në Kaçanik. Edhe aty kishin siguruar një lokal me qira për t’u takuar me persona të interesuar, të cilëve u kishin ofruar transferimin e USDT-ve në vlerë prej 50 mijë Euro.

Aktakuza ngarkon gjithashtu dy nga të pandehurit, A.L. dhe R.J., për një rast të ndodhur më 18 Gusht 2024 në rrugën “Agim Prodani” në Ferizaj ku të dëmtuarit G.A. ia kishin marrë me mashtrim 2 mijë euro duke i premtuar transferimin e kriptovalutave në portofolin e tij.  Me të marrë paratë nga viktima, dy të pandehurit largohen me vrap në drejtim të panjohur.

Për të gjitha këto veprime, tre të pandehurit akuzohen për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Punëtori që ra nga kulmi i një objekti në Babush u dërgua në QKUK  

Published

on

Një 27-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kulmi i një objekti në fshatin Babush, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti u raportua të mërkurën, 20.05.2026 rreth orës 15:00.

“Është raportuar se viktima )mashkull kosovar) derisa kishte qenë duke punuar në kulmin e një objekti ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Ferizajt, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK” thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe inspektorët e punës derisa rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Continue Reading

Trending