Connect with us

Kosovë

Kurti publikon letër-kërkesën e vitit 2022 për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga paraburgimi

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka as arsye ligjore e as morale që ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi të mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në pesë vjetorin e arrestimit të tyre, Kurti ka thënë se qeveria e tij, që nga fillimi, ka punuar në heshtje për lirimin e tyre nga paraburgimi. Ai me këtë rast ka publikuar edhe letrën e tij të vitit 2022, dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, përmes së cilës i kishte ofruar  “garanci shtetërore për lirimin nga paraburgimi të të gjithë të akuzuarve.”

Ai tha se në përgjigjen e Tranafillovës pas dy javësh kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje.

Kurti ka thënë se letrën po e bënë publike sot “për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës”, duke shtuar se “kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre”.

#

Kosovë

Kosova heton tentim-vrasjen e një zyrtari të BE-së

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se po heton rastin e therjes me mjete të mprehta të një zyrtari të Zyrës së Bashkimit Evropian, teksa nga kjo zyrë e bllokut evropian u shprehën “të tronditur” për rastin që ndodhi në Gjakovë më 4 nëntor.

“Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, tha për Radion Evropa e Lirë, Arbnora Luta, zyrtare e lartë për komunikim me publikun në Prokurorinë Speciale.

Nga Prokuroria Speciale thanë se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, “në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”.

Zëdhënësi i zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon, tha për Radion Evropa e Lirë se janë “të tronditur nga lajmi dhe i urojmë pjesëtarit të stafit shërim të shpejtë”.

“Është duke u zhvilluar një hetim nga autoritetet për të zbardhur faktet. Prandaj, për shkak se hetimi po vazhdon, aktualisht nuk jemi në gjendje të ofrojmë detaje të tjera për këtë rast”, tha Gaon.

Detaje të hollësishme për rastin, që është klasifikuar si “vrasje në tentativë”, nuk është dhënë as nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të saj thuhet se ky shtetas i huaj në orët e mbrëmjes së 4 nëntorit ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Ai, sipas Policisë ka pësuar dy plagë dhe me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq, media lokale Sinjali, duke u thirrur në burime, ka raportuar gjatë ditës se zyrtari i BE-së është therur në gjoks dhe qafë. Kjo media e ka identifikuar atë si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Kosova e ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Published

on

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia, për shkak të pranisë së gripit të shpezëve në këto dy vende të Bashkimit Evropian, njoftoi të mërkurën autoriteti për ushqim dhe veterinari.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK) tha në një njoftim për media se këtë vendim e mori duke u bazuar në raportet e fundit nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve, si dhe Komisioni Evropian.

Raportet e tyre kanë gjetur se në shtetin e Hungarisë është i pranishëm gripi i shpezëve, serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në fermat komerciale dhe në shpezët e egra në njësitë administrative Jasz, Nagykun dhe Szolnok.

Ndërsa, në Itali, ky grip është i pranishëm në rajonet Emilia-Romagna dhe Lombardia, sipas AUVK-ut.

AVUK tha se nga e mërkura ndalohet importi i shpezëve të gjalla dhe i produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e infektuara të Hungarisë dhe Italisë, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 kilometrave larg zonave të prekura.

“Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga AUV”, thuhet në njoftim.

Ky njoftim vjen pasi Kosova ndaloi importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania javën e kaluar.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Propozimi i Konjufcës për mandatar nxitë reagimin e disa partive parlamentare 

Published

on

Vendimi i sotëm i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje për të propozuar Glauk Konjufcën për mandatar të Qeverisë ka nxitur reagimin e disa partive parlamentare.

Kështu, Partia Demokratike e Kosovës  e cilësoi propozimin e Konjufcës si “humbje kohe” dhe “zvarritje të panevojshme”, pasi sipas PDK-së, as ky propozim për mandatar nuk e ka shumicën shqiptare në Kuvend.

“Aktualisht, zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike janë zgjedhjet e reja të parakohshme, që do t’i kthejnë sovranit, qytetarit të Republikës së Kosovës, të drejtën për të vendosur drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’i dhënë legjitimitet institucioneve të reja”,tha PDK-ja përmes një kumtese për media.

#

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, propozimin e cilësoi si “shfaqje teatrale”  e cila është në kundërshtim me vullnetin e partive shqiptare.

“Dua të besoj se presidentja e Republikës, do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare, para mbledhjeve propaganduese të partive me mandatarë plot por pa shumicë parlamentare. Ky vullnet i është deponuar Presidentes javën që shkoj, haptazi dhe qartë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

#

Kurse, kryetari i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se presidentja nuk ka mandat që ta mandatojë askënd për formimin e qeverisë pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.

“Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike. Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, shkroi Haradinaj në Facebook.

#

Tani, mbetet të shihet nëse presidentja Vjosa Osmani do ta mandatojë Konjufcën për krijimin e Qeverisë apo do t’i shpallë zgjedhjet e reja parlamentare.

Continue Reading

Trending