Connect with us

Ferizaj

GIZ-i Gjerman fton bizneset e Ferizajt në panairin e punës

Published

on

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ, sot kanë mbajtur një sesion informues me biznesmenët e rajonit të Ferizajt, që do të jenë pjesë e panairit të punës, që sivjet mbahet më 30 mars.
Arbër Jashari, koordinator i panaireve në kuadër të organizatës GIZ, tha se janë ftuar bizneset që t’i shpallin vendet e reja të punës, në mënyrë që të rinjtë t’i kenë këto informata të nevojshme për punësim të punëkërkuesve. Jashari tha se përvec mundësisë që të rinjtë të gjejnë një vend pune, nga ky panair përfitojnë edhe vetë bizneset.

“Është sesion informues se si mund të aplikojnë dhe çka mund të përfitojnë. Bizneset munden me përfitu skema të praktikës në punë, trajnimin e trajnerëve në kompani, trajnimin e punëtorve mbrenda kompanisë për një periudhë të caktuar dhe njëkohësisht një marketing që do ta shfaqim në panairin e punës” – tha Jashari.

Drejtori komunal për zhvillim ekonomik, Zekir Bytyqi, u bëri ftesë bizneseve që të jenë pjesë e këtij panairi.

“Në këtë panair do të ballafaqohen oferta dhe kërkesa, ofertuesit janë bizneset ku do të kenë mundësi që të gjejnë një punëtor të zellshëm, ndërsa të rinjtë mund të gjejnë një punë të përshtatshme. Unë u bëj thirrje bizneseve të rajonit të Ferizajt që të aplikojnë në këtë panair pasi do të jenë përfitues nga kjo skemë”,- u shpreh drejtori Zekir Bytyqi.

Në këtë sesion informues, disa biznese shpallën vende të lira të punës qysh nga sot.

“Realisht një panair i tillë është i mirëserardhur. Realisht ne kemi problem me punëtorë, shumica e dijnë që ne vazhdimisht kërkojmë saldues, dhe këtu e bëj publike që nga neser jemi të gatshëm të pranojmë 20-30 punëtorë, saldues dhe punëtorë të tjerë” – tha Njazi Musliu, pronar i kompanisë “Eurometal”.

Panairi i Punës do organizohet më 30 mars në palestrën e shkollës fillore “Tefik Çanga” të Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending