Connect with us

Ferizaj

Valon Aliu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim, Valon Aliun, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Coklit.

Ajo u vra nga i pandehuri Aliu me tre plumba, më 12 prill të vitit 2024, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri Valon Aliu është gjetur fajtor dhe është dënuar me 22 vite burgim për veprën penale “Vrasje e Rëndë”,  një (1) vit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  si dhe dy (2) vite për veprën penale kanosja.

Të pandehurit për tri vepra penale, gjykata i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 prill 2024.

#

Ferizaj

Apel për ndihmë për rindërtim të shtëpisë së djegur

Published

on

Skender Maloku nga fshati Kosinë i Ferizajt, bën apel për ndihmë financiare ose materiale për rindërtimin e shtëpisë së tij, e cila tërësisht u kaplua nga zjarri më 31 mars 2026.

Qytetarët dhe bizneset vullnetmirë mund ta kontaktojnë familjen e dëmtuar në numrin e telefonit 044 556 823.

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin çantën me revole nga një veturë në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes me forcë nga një veturë në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se persona të panjohur, me forcë, i kanë dëmtuar xhamin e veturës viktimës dhe nga aty i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletën me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse).

Rasti u raportua të ketë ndodhur të enjten, më 02.04.2026, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

KEDS: Mungesa e kapaciteteve nga KOSTT shkakton probleme me energjinë në Ferizaj

Published

on

KEDS ka njoftuar se situata aktuale me furnizimin me energji elektrike në zonën Ferizaj–Bibaj është pasojë e mungesës së kapaciteteve nga KOSTT.

Sipas njoftimit, transformatori T3 në nënstacionin TS Bibaj (40 MVA) është jashtë funksionit që nga data 13 mars 2026, duke shkaktuar mungesë të energjisë në këtë zonë.

Për të zbutur situatën, KEDS ka ndërmarrë disa masa, përfshirë përdorimin e lidhjeve alternative për furnizim, vendosjen e dy transformatorëve shpërndarës me kapacitet nga 8 MVA secili, si dhe forcimin e kabllove për rritje të përkohshme të kapacitetit.

Megjithatë, sipas KEDS, këto masa nuk janë të mjaftueshme për të përballuar ngarkesën, për shkak të mungesës së energjisë nga KOSTT. Si pasojë, gjatë orëve të pikut nga ora 17:00 deri në 00:00 mund të ketë kufizime të furnizimit deri në 8 MW në disa zona, veçanërisht në nënstacionet Bibaj dhe Kastrioti.

KEDS ka kërkuar nga KOSTT ndërmarrjen e hapave konkretë për zëvendësimin e kapacitetit të humbur prej 40 MVA, duke paralajmëruar se në të kundërtën situata e furnizimit me energji elektrike mund të përkeqësohet edhe më tej.

#

Continue Reading

Trending