Connect with us

Kosovë

Gjykata shpall fajtor Manxhukën dhe Azemin për nxitje të përçarjes

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar zëdhënësin e Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetin Egzon Azemi me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes, ndërsa Edi Zenelajn dhe Qerim Elshanin me 6 muaj burgim për kanosje.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit Manxhuka dhe Azemi më 28 dhjetor 2022, duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mosdurim ndaj të dëmtuarve Bajraktari dhe Shefkiu, të cilët në cilësi të personave zyrtarë më 28 dhjetor 2022 kishin marrë vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit Dejan Pantiq.

Ndërkaq, sipas aktakuzës, i pandehurit Qerim Elshani, u akuzua se përmes komentimeve në postimet e Manxhukës dhe Azemit, ka kanosur gjyqtarin Mentor Bajraktari dhe prokurorin Afrim Shefkiu, kurse Edi Zenelaj u akuzua se kishte ndërmarrë aksion duke vendosur grafite në mure me mbishkrimin “Shtyllë e Turpit Gjyqtari Mentor Bajraktari dhe Prokurori Afrim Shefkiu”, me ç’rast tek të dëmtuarit kanë shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë.

Ndryshe, më 7 mars 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte shpallur aktgjykim me të cilin kishte liruar nga akuza Arlind Manxhukën, ndërsa Egzon Azemin, Qerim Elshanin dhe Edi Zenelaj i kishte dënuar me nga 6 muaj burgim. Por, Gjykata e Apelit më 27 tetor 2025 e ktheu rastin në rigjykim.

Pas shpalljes së aktgjykimit të sotëm, ka reaguar deputeti Egzon Azemi, i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba duan të na dënojnë neve aktivistëve shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali.”

Më tej, Azemi ka thënë se të katër aktivistët u dënuan me 4 vite burg pasi reagojnë kur lirohen kriminelët serbë që gjuajnë bomba e vrasin policë.  

#

Ndërkaq, në reagimin e tij pas aktgjykimit, Arlind Manxhuka përmes një postimi ka shkruar se ndikimi i Serbisë në veri, bandat kriminale atje janë shpartalluar.

“Ajo që jo që nuk u bë, por që u stimulua për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat. Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës. Përpara. Vazhdojmë”, ka shkruar Manxhuka.

#

Kosovë

Ekzekutohen paratë për blerjen e librave

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se sot janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Në njoftimin e publikuar, MASH bëri të ditur se ka miratuar Katalogun e Teksteve Shkollore si dhe ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të shitjes së teksteve shkollore. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e shitjes së teksteve shkollore.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;

Klasa 3 – 65 euro;

Klasa 4 – 70 euro;

Klasa 5 – 80 euro;

Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;

Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në webfaqen e Ministrisë.

Continue Reading

Kosovë

Dyshohet se në Burgun e Dubravës ndodhi dhunimi i një burri nga tre të tjerë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi të një burri nga tre të tjerë në Istog.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se sipas personit që ka raportuar rastin ndaj tij është ushtruar dhunë fizike dhe më pas është dhunuar seksualisht.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ndaj tre personave është iniciuar rasti për veprën penale të dhunimit.  

Istog / 25.08.2026 – 21:00.

“Është pranuar informata se ka ndodhur një rast dhunimi. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se tre te dyshuar meshkuj kosovarë, fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe më pas e kanë dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lidhur me rastin është informuar prokurori  me urdhër të cilit rasti është duke u hetuar.”

Continue Reading

Kosovë

Vritet një grua shtatzënë në Malishevë, bashkëshorti i saj dyshohet për vrasjen

Published

on

Një grua shtatzënë është vrarë me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës, ndërsa bashkëshorti i saj, i dyshuar për vrasjen, është në gjendje kritike, pasi edhe ai ka pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë njoftoi më 24 gusht se gruaja ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe së është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku më pas ka vdekur.

Bashkëshorti i saj është dërguar, po ashtu, për trajtim në QKUK dhe ndodhet në gjendjekritike për jetën.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se në çfarë rrethanash janë plagosur gruaja dhe bashkëshorti i saj, apo se kush ka shtënë me armë.

Nga Prokurori i Shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, bëri të ditur Prokuroria në Gjakovë.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se “ky rast është një tjetër alarm i rëndë për të gjithë shoqërinë dhe për institucionet”.

“Nuk mjafton të reagojmë pasi të humbet një jetë. Duhet të parandalojmë dhunën përpara se ajo të bëhet e pakthyeshme”, shkroi ajo në Facebook.

Si koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, ajo kërkoi nga të gjitha institucionet përgjegjëse që ta trajtojnë këtë rast “me seriozitetin maksimal dhe të mos lënë asnjë rrethanë pa u hetuar”.

Ndërkohë, Rrjeti i Grave të Kosovës reagoi në lidhje me ngjarjen, duke vlerësuar se çdo humbje e jetës së një gruaje në rrethana të dhunshme është alarm serioz për institucionet dhe shoqërinë.

RRGK kërkoi “hetime të plota, të pavarura dhe të shpejta për zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit, si dhe vendosjen e përgjegjësisë sipas ligjit”.

“Kërkojmë nga institucionet që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, garantimin e drejtësisë dhe parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen. Çdo neglizhencë institucionale mund të ketë pasoja fatale”, thuhet në një reagim të organizatës për mbrojtjen e të drejtave të grave, me bazë në Prishtinë.

Sipas të dhënave, nga viti 2010 e deri më tani, në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.

Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Ekspertët e sistemit të drejtësisë në Kosovë kanë argumentuar se institucionet nuk po trajtojnë me seriozitet personat me të kaluar kriminale.

Dënimet e lehta, sipas tyre, po i “trimërojnë” ata që të vazhdojnë veprimtarinë kriminale.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending