Connect with us

Ferizaj

Aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për mashtrim me kriptovaluta në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet: A.L., R.J. dhe V.N., për shkak të dyshimit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale”Mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Të pandehurit dyshohen se më 17 Prill 2026, në Ferizaj, rruga, “Cen Dugolli” me dashje dhe në bashkëveprim, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke përdor emra të rreme, i vënë në lajthitje të dëmtuarit E.F., A.F., dhe Rr.K, duke ua marrë  12,000 euro si kundërpagesë për kriptovaluta të llojit USDT të cilat do t’ua transferonin përmes portofolit digjital “wallet”.

Pasi të dëmtuarve ua marrin shumën prej 12 mijë eurove, të pandehurit i fusin paratë në një çantë të gjelbër dhe i vendosin në një dollap brenda lokalit të cilin e kishin marrë me qira. Ata kishin hapur një vrimë në pjesën e pasme të dollapit, nga ku i morën paratë pa u vërejtur dhe u larguan në drejtim të panjohur.

Pas hetimeve, u zbulua se të dyshuarit e njëjtë, duke përdorur të njëjtën skemë, kishin organizuar një transaksion fiktiv në rrugën “Ismail Reka” në Kaçanik. Edhe aty kishin siguruar një lokal me qira për t’u takuar me persona të interesuar, të cilëve u kishin ofruar transferimin e USDT-ve në vlerë prej 50 mijë Euro.

Aktakuza ngarkon gjithashtu dy nga të pandehurit, A.L. dhe R.J., për një rast të ndodhur më 18 Gusht 2024 në rrugën “Agim Prodani” në Ferizaj ku të dëmtuarit G.A. ia kishin marrë me mashtrim 2 mijë euro duke i premtuar transferimin e kriptovalutave në portofolin e tij.  Me të marrë paratë nga viktima, dy të pandehurit largohen me vrap në drejtim të panjohur.

Për të gjitha këto veprime, tre të pandehurit akuzohen për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending