Connect with us

Ferizaj

Ekepertët gjermanë ndihmojnë bizneset e Ferizajt

Published

on

Shteti Gjerman po vazhdon të ketë vullnetin për të ndihmuar Kosovën që të avancohet.  Kështu  bizneset, institucionet e ndryshme madje edhe kryetarët e komunave, nëse dëshirojnë të marrin këshillat dhe përvojën e ekspertëve gjermanë, tash e tutje  e kanë mundësinë që ata ti kenë pranë, në vendet e veta të punës.
Shoqata Ekonomike Gjermane e Kosovës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, përmes projektit SES, do të sjellin mbi 50 ekspertë gjermanë të pensionuar, të cilët do të japin përvojat e tyre në fusha të ndryshme. 
Gjatë një takimi informues që u mbajt në hotelin “Rubis” të Ferizajt, udhëheqësja e projektit, Ute Sonnen, tha se krejt çka i duhet kompanive kosovare , organizatave, administratave publike, është që të formulojnë nevojat e tyre, dhe ekspertët gjermane do të ju vijnë në ndihmë.
Ajo tha se gjendet në Kosovë që nga viti 2014 dhe sipas saj, nevojë për ekspertë gjerman, krahas prodhimit, kanë edhe fusha e arsimit dhe ajo e planifikimit hapësinor.

“Kam ardhur sot në Ferizaj që së bashku me partnerin tonë OEGJK, ta prezantojmë shërbimin për ekspertë senior SES, në mënyrë që ndërmarrjet Kosovare, ose OJQ, ose institucionet Kosovare me na u drejtu neve. Hapi i parë është që të kenë njohuri për neve, hapi i dytë është që të formulojnë nevojat të cilat i kanë, dhe detyra jonë është ta kuptojmë mirë nevojën që e kanë dhe tua ofrojmë ekspertët. Ka shumë kërkesa në fushën e arsimit kosovar, kështu që do të ishte mirë që mësimdhënësit kosovarë të bashkëpunojnë me eksertët gjermanë. Poashtu ka projekte në fushën sociale, adiministrata publike, ka raste kur sjelim ekspertë për të ndihmuar kryetarët e komunave. Dhe një fushë e rëndësishme është misioni i  ekspertëve tanë në ndërmarrjet në Kosovë që kërkojnë nga ne tu ofrojmë ekspertë. Aty ofrojmë në ngritjen e efiçiencës, përmirësimin e cilësisë së prodhimit, e të tjera, dhe çdo çështje që është vështirë me u zgjidhë në Kosovë ne ofrojmë ekspertët gjermanë. Poashtu, është një detyrë shumë e madhe edhe në fushën e Urbanizmit që ka nevojë të kontribohet”, tha Sonnen.

Fatmir Miftari, nga OXA Group tha se kompanitë kosovare nuk e kanë luksin që të kenë pranë një ekspertë gjermanë, prandaj ardhja e tyre në mënyrë vullentare është një mundësi unike që duhet të shfrytëzohet.

“Një projekt i tillë është shumë i mirëseardhur për ne, ne kemi qenë të njoftuar edhe më herët për këtë program dhe është një mundësi shuëm e mirë marr parasysh se në çka kalojnë kompanitë tona, prandaj kjo është një mundësi unike, dhe kisha ftuar gjithë komunitetin biznesor që me pa dhe me shfrytëzu si rast, pasi ky është rast unik”,tha Miftari.

Nebih Jashari, inxhinier  thotë se këtë ofertë nuk duhet ta lëshojnë bizneset e shumta që janë  në Greme.

“Unë mendoj që Gremja është një nga pikat që duhet të sjellen ekspertët,  pasi në Greme ka shumë ndërmarrje, janë mbi 130 ndërmarrje të cilat ndoshta kanë nevojë, po ashtu ka ndërmarrje metalike, përpunimi i  metaleve të cilat veprojnë në Ferizaj, unë nuk pata rastin t’i tregoj por ajo u shpreh e  gatshme që ekspertët gjermanë janë të gatshëm të vijnë, pa marrë parasysh fushën”, tha Jashari.

Kontributi i ekpertëve të moshuar gjermanë, është i nevojshëm edhe në fushën e bujqësisë në Ferizaj.

“Ne kemi nevojë për përvojën e tyre, dhe duhet ta shfrytëzojmë sa ma shumë këtë ofertë”, tha Fazli Shabani, nga drejtoria e Bujqësisë.

Koston e ardhjes së ekspertëve Gjermanë e bart Ministria për Zhvillim e Gjermanisë, ndërsa ndërmarrjet  të cilat dëshirojnë të përfitojnë nga përvoja e tyre, duhet t’ua sigurojnë akomodimin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Valon Aliu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim, Valon Aliun, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Coklit.

Ajo u vra nga i pandehuri Aliu me tre plumba, më 12 prill të vitit 2024, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri Valon Aliu është gjetur fajtor dhe është dënuar me 22 vite burgim për veprën penale “Vrasje e Rëndë”,  një (1) vit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  si dhe dy (2) vite për veprën penale kanosja.

Të pandehurit për tri vepra penale, gjykata i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 prill 2024.

#

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë për rindërtim të shtëpisë së djegur

Published

on

Skender Maloku nga fshati Kosinë i Ferizajt, bën apel për ndihmë financiare ose materiale për rindërtimin e shtëpisë së tij, e cila tërësisht u kaplua nga zjarri më 31 mars 2026.

Qytetarët dhe bizneset vullnetmirë mund ta kontaktojnë familjen e dëmtuar në numrin e telefonit 044 556 823.

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin çantën me revole nga një veturë në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes me forcë nga një veturë në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se persona të panjohur, me forcë, i kanë dëmtuar xhamin e veturës viktimës dhe nga aty i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletën me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse).

Rasti u raportua të ketë ndodhur të enjten, më 02.04.2026, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Continue Reading

Trending