Connect with us

Ferizaj

Nuredin Azemi kujtohet si njeri me virtyte të larta

Published

on

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë kitaristi dhe bashkëthemeluesi i grupit ”TRIX”, Nuredin Azemi, në moshën 65 vjeçare. Duke evokuar kujtime për të, rok këngëtari i grupit ”TRIX” Veli Sahiti, që me Azemin bashkëpunoi 20 vite, e përshkruan si njeri të dashur dhe të përkushtuar në punë.

“Në çdo paraqitje që kishim, në ndonjë performancë muzikore, koncerte apo mbrëmje, e kam pas dorë të djathtë, sepse gjithmonë ato angazhimet e tij kanë qenë aq shumë të tepërta që ndonjëherë u detyrojsha t’i them ngadalë bre rri ti pusho pak se janë edhe anëtarët e tjerë që mund të na ndihmojnë në përgadtitjen e skenës apo në përgatitjen e instrumenteve apo akordimet e të gjitha këto që lypen për një koncert. Kemi performuar në mëse 200-300 koncerte ku i kemi mbajtë së bashku anë e mbanë Kosovës dhe në Diasporë”, u shpreh Sahiti.

Ndërkaq, Osman Shehu solo këngëtar i rok grupit “Fontana”, Nuredinin e kujton si shembull për grupin e tij muzikor “Fontana”:

“Më kujtohet për herë të parë, kur grupi ”TRIX” incizuan kengen “Ti je lot në syrin tim”, për herë të parë kur i dëgjova tingujt e kitares që Nuredini i kish ekzekutu aq bukur, aq ëmbël ishte edhe një motiv shtesë për neve si grup ”Fontana” që edhe u jemi falënderues se këta ishin një grup pak më heretdhe Nuredini me Veliun na mbështetën fort. Nuredini ka qenë një muzicientë shumë i edukuar, asnjëherë nuk ka ditur ta ofendon dikënd, por gjithmonë e ka mbajtë një qëndrim, i ka ndihmu edhe atyre që ndoshta nuk e kishin moralin tepër të madh për të punuar diqka, ai i ndihmonte,  vërtet ishte një njeri shumë i madh”, tha Shehu.

Varrimi i Nuredin Azemit do të bëhet nesër.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending