Connect with us

Ferizaj

Numri i të sëmurëve nga diabeti në rritje

Published

on

14 nëntori është Dita Botërore e Diabetit ku tradicionalisht kjo ditë mbledh të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit, për të bërë thirrje për parandalimin e kësaj sëmundje.

 Për të shënuar këtë ditë, në Ferizaj u organizua një eveniment në të cilin u servuan ushqime të ndryshme dietale.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri, tha se numri i diabetikëve për çdo vit është  në rritje, mirëpo shqetësues përmendi faktin se nga kjo sëmundje po preken edhe fëmijët.

“Në bazë të statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i rasteve me diabet është 5% të popullsisë në botë që për çdo vit kjo përqindje është duke u rritur, për fat të keq kemi edhe raste në rritje të fëmijëve që është brengë për tërë shoqërinë“, tha Ymeri.

Se si është të jetosh me këtë sëmundje tregon Ilaz Tuniqi, i cili që 20 vite vuan nga diabeti.

“Është shumë vështirë jo vetëm për mua, por edhe për familjarë, nuk mund të shoh mirë tani, nuk mundem vet ta marr insulinën, po ashtu edhe ushqimin, duhet gjithmonë të jetë afër meje dikush”, tha Tuniqi.

Nga diabeti, Arbër Dullovi është prekur që në moshën 12 vjeçare. Ky djalë që tani ka 18 vjet, tregon se si ia del ta përballoj këtë sëmundje.

 “Kur jam diagnostikuar me këtë sëmundje kam qenë vetëm 12 vjeç dhe mendimet e para i kam pasur si do të pranohem nga rrethi shoqëror, a do të mundem me kriju familje, por të gjitha këtyre u kam dhënë përgjigjje se Zoti kur të jep një vështirësi ai edhe jep forcë për ta përballuar atë”, u shpreh Dullovi.

Ky 18 vjeçar  ka edhe një kërkesë për kryetarin e komunës.

“Kam një kërkesë që i drejtohet kryetarit Agim Aliu, se jeta e një diabetiku është shumë e shtrenjtë sa që në shumicën e kohës as ushqimet që i kemi të parapara nuk i kemi, prandaj po të lutem në emër të të gjithë atyre që janë me diabet që t’i kemi të siguruara insulinat pasi ne 1 herë në muaj i marrim kurse  4 muaj të tjerë jo, po ashtu edhe kontrollet të mund t’i kryejmë në të shtetit e jo në private“, tha Dullovi.

Kërkesës së Dullovit përgjigje u mundua t’i jap Drejtori i Shëndetësisë së Ferizajt.

“I dimë vështirësitë që po përballeni, kemi bërë përpjekje në vazhdimësi për të përmirësuar kushtet për ju, së fundmi kemi blerë mjetet e punës për personelin shëndetësor, mirëpo jo çdo herë janë pengesat tek ne, ato janë edhe ligjore, pasi shpeshherë prokurimi mund të zgjatet, kurse sa i përket insulinës e dini që këto janë barna esenciale që i sjell Ministria dhe instancat e tjera”, tha Bekim Ademi.

 E, për simptomat e para të kësaj sëmundje tregon mjeku Alban Gashi.

“Simptomat e para të diabetit  janë etje e shtuar, po ashtu shoqëruar me të është urinimi i shpeshtë, pastaj është uria, rënia e peshës në mënyrë të pashpjegueshme, lodhje e tepërt, turbullim i të pamurit, dhembje nëpër trup duket sikur po ecë diçka në lëkurë, por më së shumti duhet koncentruar tek etja e shpeshtë dhe urinimi“, tha Gashi.

Se si mund të parandalohet dhe menxhohet diabeti më së miri e tregojnë nutricistët.

“Aktivitetet fizike duhet të bëhen diku rreth 30 minuta në ditë, pastaj ulja e konsumimit të ushqimit me yndyrëa të larta, sasia e tepruar e kripës e sidmos e sheqerit që ndikon jashtëzakonisht negativisht tek këta pacientë“, tha Ajshe Leka, nutriciste.

E, për mënyrën e përgatitjes së ushqimeve të shëndetshme dhe cilësore, tashmë në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj janë duke u profesionalizuar gjenerata.

“Nxënësit mësojnë të përgatisin ushqim të shëndetshëm dhe janë në gjendje të përcaktojnë sasinë e kalorive për secilin ushqim dhe mësojnë për sëmundje të ndryshme, po ashtu janë ofrues dhe në të ardhmen mund të jenë instruktorë të mirë nëpër institucione të ndryshme ku kërkohet sasi specifike e ushqimit”, tha Bashkim Hyseni, drejtor i Qendrës së Kompetencës.

Në këtë organizim, mjekët bënë apel që të bëhen vizita mjekësore për zbulimin e hershëm të diabetit dhe për një jetë të shëndetshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një person për kanosje me thikë

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për tentim të sulmit me thikë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 10:10.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar ti sulmoj dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare.

Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending