Connect with us

Ferizaj

”Shtëpia e Bamirësisë” bën me strehë familjen Ramadani

Published

on

Gjatë muajit tetor të vitit të kaluar pronari i “Plus Market”-it dhe organizata joqeveritare që funksionojnë në Ferizaj, vendosën një kafeteri të improvizuar në qendër të qytetit nga e cila grumbulluan para për t’ia ndërtuar shtëpinë familjes 7 anëtarëshe Ramadani nga Ferizaj, e cila jetonte në kushte të rënda banimi.

E, rezultati i kësaj iniciative u pa sot, kur familja Ramadani hyri në banesë të re.

Pronari i ”Plus Market”-it Sylejman Neziri, tha se nga iniciativa e “Shtëpisë së Bamirësisë” u grumbulluan mbi 31 mijë euro, për të cilat kontribuan nxënës, biznese e qytetarë.

“Falënderoj bashkëpronarët e firmave të ndryshme që kanë kontribuar për këtë familje, është një familje që jeton në Francë i ka dhënë 4 mijë euro, na i ka dhënë paratë që ka pasur të shkoj në haxh, po ashtu edhe nxënësit i falënderoj pasi shumicën e mjeteve i kanë mbledhur nxënësit, mbi 10 mijë euro”, tha Neziri.

Edhe iniciatorët e tjerë u shprehën se thirrjes së tyre iu bashkuan shumë grupe të shoqërisë e qytetarë dhe bashkërisht ia dolën të sigurojnë banimin për këtë familje.

Po e përjetojmë bashkërisht me familjen dhe është një emocion i jashtëzakonshëm për të gjithë ne. Nuk kam menduar asnjëherë që nga aktivitetet tona do të zgjidhet çështja e banimit për ndonjë familje. Falënderojmë mësuesen që na ka dhënë informacione për këtë familje dhe të gjithë nxënësit, mësuesit, bizneset dhe gjithë ekipin e ”Shtëpisë së Bamirësisë” dhe kështu kemi ardhë sot që ta ndajmë këtë gëzim së bashku”, tha Dashurie Ahmeti.

 Kurse, familja Ramadani e cila jetonte tek ish-objekti i organizatës së  pensionistëve, u shpreh falënderuese ndaj të gjithë atyre të cilët kontribuan që të bëhen me banesë.

“Përshëndes të gjithë që kanë qenë pjesë e aktivitetit dhe mundësuan që ne të bëhemi me shtëpi të re. Kushtet i kemi pasur mjaft të vështira, shpresoj që fëmijët e mi të bëhen dhe t’ua shpërblejnë popullit që na e mundësuan të bëhemi me banesë, falënderoj të gjithë për këtë vepër që kanë bërë“, tha Nafije Ramadani.

Inciativa të tilla u tha se nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending