Connect with us

Ferizaj

Grumbullohen paratë e nevojshme për shërimin e Jetmir Vehbiut

Published

on

Është grumbulluar shuma e nevojitur për shërimin në Turqi të 25 vjeçarit Jetmir Vehbiu nga Prelezi i Jerlive, i cili po vuan nga sëmundja e leukemisë. Iniciatorët për grumbullimin e mjeteve dhe familjarë të Jetmirit nga Prelezi, kanë falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur përkrahje për djalin e tyre. Motra e Jetmirit, Ajshe Vehbiu-Biba, është shprehur tejet mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që në çfarëdo forme kanë kontribuar për vëllain  e saj.

I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për grumbullimin e mjeteve për shërimin e Jetmirit, Allahu i shpërbleftë, faleminderit nga të gjithë. Jetmiri tash është duke u trajtuar me kimioterapi për momentin, gjendjen e ka stabile, mirëpo ka nevojë për mjekim të mëtutjeshëm”, tha Ajshe Vehbiu-Biba.

Përfaqësues nga këshilli i fshatit Prelez i Jerlive, thanë se kanë pasur përkrahje si nga fshati ashtu edhe nga jashtë.

“Në emër të këshillit të fshatit dhe në emër të familjes i falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar pa marrë parasysh mërgimtarë, shkolla, xhamia, të gjitha na kanë ndihmuar në këtë rast, ju falënderohem të gjithë ata që kanë kontribuar, shpresoj që Allahu t’i shpërblej të gjithë edhe shpresoj që këto lloj raste më nuk shoh askund, sepse ka qenë rast i rëndë, na kanë përkrahur edhe firma, të gjithë, nuk kam koment për të gjithë që kanë kontribuar iu falënderohem edhe iu lutem të gjithëve, komunave të Kosovës, pa marrë parasysh në qoftë se dalin edhe kërkojnë ndokush të ndihmoj akoma, rreth rastit të Jetmirit nuk kanë nevojë më, por në qoftë se ka nevojë si kemi dalur ne këshilli i fshatit deri tani do të dalim përsëri për ndihmë”, tha Salih Ilazi.

“Respekt për të gjithë, faleminderit”,  tha Avni Hetemi.

Grumbullimi i mjeteve prej 110 mijë euro për Jetmirin ka filluar nga e diela e javës së kaluar dhe ka përfunduar të shtunën e kësaj jave.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qytetarëve u vijnë mesazhe mashtruese – Policia apelon për kujdes

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ditëve të fundit, disa qytetarëve u kanë ardhur mesazhe (SMS) mashtruese kinse të dërguara në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesën e tyre.

Sipas Policisë, këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga institucionet e rendit dhe ligjit, pra janë mesazhe të dërguara si tentativë për mashtrim.

Policia paralajmëron qytetarët që nëse pranojnë ndonjë e-mail apo mesazh të dyshimtë, të veprojnë si në vijim:

Mos klikoni në linkun e dyshimtë;

Mos i jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS;

Raportojeni rastin në stacionin më të afërt policor;

Kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna personale ose bankare;

Fshijeni menjëherë mesazhin e dyshimtë;

Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe bashkëpunim me policinë për parandalimin e tyre.

#

Continue Reading

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Trending