Connect with us

Ferizaj

Biblioteka e Ferizajt e kënaqur me numrin e lexuesve

Published

on

Edhe pse leximi i librave në kohën e sotme konsiderohet në rënie, në bibliotekën e Ferizajt “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, tregojnë se interesimi nuk mungon. Drejtoresha e kësaj biblioteke Teuta Demiri, thotë se lexueshmëria vazhdon të jetë e kënaqshme edhe sot.

“Si çdo herë biblioteka në Ferizaj ka treguar se ka një numër shumë të madh të lexuesve dhe ata janë çdo herë në bibliotekë, qoftë me literaturën e tyre që posedojnë, qoftë me literaturën që ekziston në bibliotekë, ata marrin libra, i huazojnë në sallën e leximit, mirëpo huazojnë edhe në shtëpi dhe ne na gëzon fakti që biblioteka edhe po pasurohet me fond librar dhe lexuesit deri tani janë të kënaqur me fondin librar që ofron biblioteka. Deri më tani jemi duke u furnizuar me projektin e viteve të mëhershme që ndau komuna, 100 mijë euro për bibliotekën, e ky projekt akoma është duke u vazhduar ndoshta nga shkaku se edhe kemi hapësira të pamjaftueshme nuk po mundemi t’i sjellim të gjitha librat përnjëherë dhe të bëhet inventalizimi i tyre përnjëherë dhe kjo është një sinjal që bibliotekës është duke i munguar hapësira e mjaftueshme dhe me fond librar jemi pasuruar me atë projekt që e ceka më lartë, por edhe Ministria e Kulturës çdo vit në bazë të projekteve që ne i dorëzojmë ndanë një shumë të konsiderueshme për të pasuruar fondin librar”, tha Teuta Demiri.

Për t’u pajisur më lehtë me libraa, drejtoresha Demiri tha se janë në proces të digjitalizimit të tyre.

“Ne vite më parë kemi marrë programin “Aleph 500” nga biblioteka kombëtare dhe kemi filluar që gjithë koleksioni librar që e ka biblioteka ta automatizoj në këtë program dhe të jetë efikas për lexuesit dhe për qytetarët e bibliotekës, mirëpo me disa probleme që jemi duke u ballafaquar një kohë të gjatë, librat janë vetëm duke u futur në këtë program, por jo edhe duke u parë ndoshta shkaku edhe i mirëmbajtjes dhe pagesës që ka munguar për një kohë të gjatë. Ka filluar nga viti 2003 nëse nuk gaboj dhe kemi filluar me hapa shumë të sigurt dhe profesional që të automatizohen të gjitha koleksionet librare edhe pse nuk shihen librat që i posedon biblioteka në atë program, mirëpo puna është duke u kryer me sukses nga ana jonë, nga ana e punëtorëve. Kjo zgjatë shumë, merr kohë sepse ajo është një procedurë që do të futen të gjitha të dhënat e një libri, mirëpo kryesorja është që puna po bëhet”, tha Teuta Demiri.

Në kuadër të bibliotekës “Sadik Tafarshiku” ekzistojnë edhe katër biblioteka si ajo në fshatin Nerodime, Komogllavë, Talinoc të Muhaxherëve si dhe Dardani të komunës së Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending