Connect with us

Kosovë

Donatorë të ndryshëm u ndihmojnë rasteve sociale në Kaçanik

Published

on

Kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, e përshkroi gjendjen në këtë komunë si të qetë dhe nën kontroll,  pas shfaqjes së virusit covid-19 në vendin tonë.

Në një pronocim për TV TEMA, kryetari i Kaçanikut tha se në këtë komunë nuk është shënuar anjë rast  me këtë virus, dhe se institucionet shëndetësore janë të pajisur me materiale mbrojtëse.  Ai shtoi se ekzekutivi i kësaj komune, duke iu përgjigjur rekomandimeve të IKSHPK-së, ka inicuar dhe përkrahur dezinfektimin e objekteve publike, shëndetësore si dhe rrugët e këtij qyteti.  

Sipas kryetarit Ilazi, preokupim i këtyre ditëve për administratën lokale të Kaçanikut ishte sigurimi i nevojave elementare për rreth 800 familje me asistencë sociale, duke shtuar se shtabi i emergjences në bashkëpunim me kryqin e kuq, të përkrahura edhe nga fondacioni Labinot Tahiri, Viva Fresh e ETC, u kanë dalur në ndihmë këtyre familjeve me pako ushqimore dhe mjete higjienike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës.

Gërvalla tha se sulmi hibrid rus ndaj Kosovës po vjen pas njoftimit të mbështetjes së Kosovës me pajisje ushtarake për Ukrainën.

“Rusia sot po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin” ka shkruar Gërvalla në rrjetin social “X”.

Continue Reading

Kosovë

Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendim  që u mundëson qytetarëve kalimin nga patentë shoferët e lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se kalimi në patentë shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për patentë shofer, “por vetëm aplikim, të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente”.

Ky vendim hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është i vlefshëm deri më 9 gusht 2024.

Dokumentet që duhen përfshirë në aplikim janë letërnjoftimi, origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikata e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës dhe origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK-u apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Continue Reading

Kosovë

Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim

Published

on

Enver Sekiraqa është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burg për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza, në vitin 2007.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, shpalli aktgjykimin dënues në seancën e sotme, në të cilën Sekiraqa nuk ishte prezent .

Ky është aktgjykimi i tretë në të cilin Sekiraqa dënohet për shtytjen e vrasjes së Rizës 17 vite më parë.

Për herë të parë, Sekiraqa ishte dënuar me 36 vite burgim në vitin 2016, kurse pas kthimit në rigjykim sërish në vitin 2019 u dënua me 20 vite burgim.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burgim.

Continue Reading

Trending