Connect with us

Ferizaj

Disa fshatra të Ferizajt vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijes

Published

on


Fshatrat të cilat shtrihen në veri-perëndim të Ferizajt, Kosharja, Kosina, Lloshkobarja e Slivova, ka vite që përballen me mungesë të ujit të pijes, përkundër që në këto lokalitete është i instaluar ujësjellësi. Në këto ditë pandemie problemi për ujë në këto fshatra është shtuar edhe më shumë, për shkak se banorët e asaj pjese furnizohen me ujë nga çezma tek pallati i sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, gjë të cilën nuk po mund ta bëjnë edhe këto ditë.


Përfaqësuesi i fshtatit Koshare Sadik Qerimi, thotë se përveç që nuk është i pijshëm uji që vjen nga ujësjellësi, po kanë probleme edhe me furnizim.
“Prej 2011 është vendosur ujësjellësi, mirëpo problemi është që shpesh ka ndodhë që edhe kur ka pas ujë ka ardhur i ndotur, po ashtu gjatë sezonës së verës nuk ka ujë vetëm atëherë kur ka shi, nuk e dimë a është për shkak të thatësisë apo keqpërdorimeve, me rëndësi është se ka shumë telashe prej se është instaluar ka probleme. Ne kemi bërë kërkesë, kryetari na ka premtuar se në këtë vit do të intervenoj, të kyqemi ose nga Dramjaki sidomos për neve Kosharen dhe Slivovën që me u kyq në këtë pjesë”, tha Qerimi.


Në kompaninë e ujit “Bifurkacioni”, thonë se e kanë ndalur ujin tek palestra e sporteve me kërkesë të Policisë, në mënyrë që mos të krijohet grumbull i qytetarëve aty. E, për t’i furnizuar me ujë këto fshatra ata thanë se janë duke u munduar t’iu bëjnë zgjidhje përmes reduktimeve.


“Ajo pjesë ka mungesë të ujit, pasi burimet e ujit nuk janë të mjaftueshme për komplet zonën, por ne kemi filluar me reduktime të ujit kohën e natës me arsyetime që të mbushet rezervuari natën mandej ata mund ta shfryëzojnë ujin ditën. Por, është menduar edhe për atë pjesë, ne së bashku me komunën vetëm se e kemi hartuar një projekt për hapjen e një pusi dikund në Saraishtë, komuna ka mbetur që t’i vazhdoj procedurat e prokurimit dhe kështu të zgjidhet edhe problemi i ujit aty”, tha Valdet Syla.

Kompania “Bifurkacioni” u bën apel të gjithë konsumatorëve të mos e keqpërdorin ujin, pasi rreziku për të mbetur pa të është shumë i lartë. Po ashtu, ata kërkuan nga qytetarët që t’i shlyejnë borxhet ndaj kësaj kompanie.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending