Connect with us

Ferizaj

Shoqata ”Feniks” vazhdon aksionin humanitar

Published

on

Familja 8 anëtarëshe Ilazi nga komuna e Vitisë, së shpejti do ta gëzoj këtë shtëpi të re e cila po ndërtohet falë pronarit të marketit “Eli-Ab” nëpërmjet shoqatës humanitare “Feniks” nga Ferizaj.

Kryetari i shoqatës “Feniks”, Milaim Jashari, tha se përveç ndërtimit të shtëpisë, kësaj familje donatorët ia kanë siguruar edhe truallin.

“Është kënaqësi e madhe kur kemi këso miq si Basria që ka ardhë e ka vizitu këtë familje dhe e ka parë që është në gjendje të vështirë, ia ka blerë vendin 10 mijë euro plus shtëpia 15 mijë euro, plus edhe vëllaut të tij është duke ia ndërtuar një dhomë. Sikur të kishim shumë njerëz të tjerë si Basria, me të vërtetë është kënaqësi të bashkëpunosh me ta. Kjo shtëpi është më e madhe se të tjerat, por Basria është përgjigjur që sa do që kushton vetëm le të bëhet”, tha Jashari.


Kryefamiljari Sadik Ilazi, u shpreh tejet falënderues ndaj donatorëve. Ai tregoi se aktualisht jetojnë me qira në një shtëpi shumë të vjetër.

“Unë jam nga fshati Debëlldeh i Vitisë, gjithmonë më ka shkuar jeta me qira, por falë donatorit Basri Sopa që ai nuk është duke ndërtuar shtëpi, por është duke ndërtuar qabën e dytë. Unë jam thuajse i vebër, 100 euro e kam qiranë, me social jemi, ato i marrë si invalid që jam. Sikur një njeri që e prit me vizitu qaben ashtu edhe unë jam duke prit me hy në shtëpi të re”, tha Sadik Ilazi.


Shoqata “Feniks” bashkë me donatorë, për 3 muaj ka ndërtuar 3 shtëpi në rajonin e Ferizajt, ndërsa edhe 4 të tjera i ka nisur në Shqipëri, ku atje kanë planifikuar që këtë vit t’i ndërtojnë 10 shtëpi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Trending