4 vjet burgim për vrasje në tentativë

Personi me inicialet F.H është dënuar me 4 vjet burim për vrasje në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje. Gjykata Themelore e Ferizajt për veprën penale lëndim i lehtë trupor të pandehurin P.H  e dënoi e burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet.

Të pandehurin K.O për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë 8 muaj.

‘’I pandehuri F.H akuzohet së në shtator të vitit 2017, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion në mes të të akuzuarit dhe të dëmtuarit P.B, kishin vazhduar me veturat e tyre nëpër magjistralen Ferizaj – Prishtinë, ishin ndalur në oborrin e një autosalloni, kishin dalë nga veturat dhekishin filluar një fjalosje në mes të të akuzuarit dhe P.B, me ç’rast i akuzuari F ka shtënë dy herë nga revolja e tij, në drejtim të tokës, pastaj me automjetin e tij kyçet në magjistralen Prishtinë – Shkup dhe pas 50-60 metrash kthehet përsëri në drejtim të Prishtinës dhe me të arritur përballë një autosalloni, ku përskaj rrugës ishin duke qëndruar të dëmtuarit A dhe P.B, T.B dhe A.A, i akuzuari F.T me dashje eventuale ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarit A dhe P.B në atë mënyrë që nga dritarja e automjetit të tij që ishte në lëvizje me revole shkrep disa herë në drejtim të të dëmtuarve, duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë’’, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Leave a Comment

Your email address will not be published.