Connect with us

Ferizaj

Berisha: Për 5 muaj NISMA formoi 32 nëndegë

Published

on

 

Kryetari i rizgjedhur i Nismës Socialdemokrate në Ferizaj Besnik Berisha, synon që në këtë subjekt politik të angazhoj sa më shumë anëtarë të moshave të reja. Në një intervistë për Televizionin Tema, Berisha tha se partia e tij do të bëj përpjekje që secilës  familje me gjendje të rëndë sociale t’ia punësojë nga një anëtar.

“Projektet e partisë dhe në bazë të programit të qendrës, por edhe në degën tonë është punësimi i një anëtari të secilës familje. Pra, ne si Nismë Socialdemokrate jemi parti që jemi të interesuar për ta çuar vendin përpara në të gjitha proceset e rëndësishme, kështu që edhe dega e Ferizajt do ta ketë një rol të konsiderueshëm edhe në qendër. Përndryshe ne edhe pse bëjmë pjesë në bashkëqeverisje lokale, ende nuk kemi punësuar askënd, por synojmë që këtë gjë ta bëjmë dhe mos t’i ndajmë ata sipas partisë, por si familje që ka nevojë për punë”, tha Berisha.

Berisha njoftoi se çdo ditë në këtë subjekt politik janë duke u bërë aderime të reja, madje edhe nga subjektet e tjera politike.

“Ne jemi duke marrë vlera, do të thotë njerëz që nuk i është ofruar hapësira nëpër partitë që ishin, prandaj tek ne po e gjejnë veten sepse ne si subjekt politik kemi vendos të jemi të hapur dhe të gjithë të aderuarit do ta kenë vendin meritor’’, tha Berisha.

Sipas Berishës brenda 5 muajve të fundit Nisma Socialdemokrate në Ferizaj është fuqizuar, ku gjatë kësaj periudhe kohore ka arritur t’i formojë 32 nëndegë në këtë komunë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending