Connect with us

Kosovë

Vjosa Osmani – kandidate e LDK për kryeministre

Published

on

Kryesia e LDK-së, ka bërë të ditur së është arritur koncensusi që ta nominojë Vjosa Osmanin si kandidate të këtij subjekti për kryeministre të vendit. Këtë vendim e ka komunikuar kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa.

Ne biseduam për kandidatin dhe arritëm marrëveshje me pajtim të plotë për kandidatë, kemi pasi Lutfi Haziri, është një personalitet që ka merita të veçanta në LDK që nga themelimi. Poashtu zonja Vjosa Osmani,e cila deri para 3 ditësh ka qenë deputete, kryetare e komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare, me të cilën kemi bashkëpunuar. E kemi vlerësuar kontributin të dyve. Por edhe mbi bazën e vullnetit edhe propozimit të Lutfi Hazirit, jemi dakorduar që kandidati ynë për kryeministër të jetë Vjosa Osmani”,

Kryesia e këtij subjekti ende nuk e precizoi se çfarë vendimi është marrë në lidhje me koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e kaluara doli si subjekti më i votuar opozitar.

[Photo: Egnesa Vitia Photopgraphy ]

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Kastriot Shabani është kandidat i LDK-së për kryetar të Shtimes

Published

on

Kastriot Shabani është kandidat i LDK-së për kryetar të Shtimes në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencën për media pas takimit të sotëm të kryesisë së kësaj partie, në të cilën u konfirmuan edhe emrat e pothuajse të të gjithë kandidatëve për kryetar komunash përpos atyre për komunën e Klinës, Malishevës, Kaçanikut dhe Kamenicës, të cilët do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Shabani, i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së në Shtime, aktualisht është Drejtor i Zhvillimit Ekonomik në këtë komunë.  

Continue Reading

Kosovë

Miratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se e ka miratuar kërkesën e Komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, për të dhënë dorëheqje nga pozita, pas rastit të raportuar më herët gjatë javës në këtë komunë, në të cilin ka vdekur 27-vjeçari Agon Zejnullahu.

“Ka bërë kërkesë për lirim nga detyra dhe i është aprovuar”, ka thënë shkurt Hoxha në një përgjigje me shkrim.

Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

Rasti ka marrë vëmendje të konsiderueshme pasi nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

Policia ka thënë se Zejnullahu dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Mbrojtja e të pandehurve ka thënë më 9 korrik, pas seancës dëgjimore se nuk beson që zyrtarët e suspenduar kanë kontribuuar apo shkaktuar rastin e vdekjes.

Zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje për hetime dhe zbardhje të rastit.

Familja ka deklaruar se është e zhgënjyer me mungesën e deritashme të transparencës nga autoritetet.

Vëllai i viktimës, duke folur për disa media në Prishtinë më 8 korrik, tha se familjarët nuk kanë marrë asnjë sqarim nga policia, ndërsa trupi i të ndjerit “ka pasur shumë shenja dhe thyerje”.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan.

Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.

Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren.

\ Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

FSK-ja asgjëson një mjet shpërthyes në Kaçanik të Vjetër dhe një tjetër në Rahovec

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës brenda 24 orëve ka asgjësuar dy mjete shpërthyese në dy lokacione të ndryshme.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti i parë ka ndodhur në Kaçanik të Vjetër.

“Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer afër hekurudhës. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë e FSK-së për deminim kanë dalë në vend dhe e kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt”, thuhet në raport.

Ndërkaq, mjeti i dytë shpërthyes është tërhequr në komunën e Rahovecit.

“Ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se gjatë punës me ekskavator në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar, një granatë dore A-6 , në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt”.

Continue Reading

Trending