Connect with us

Ferizaj

Gjendet trupi i pajetë i policit Armend Trena

Published

on

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca, sot në orën 15 e 40, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit Armend Trena, ka bërë me dije FSK-ja.

Të enjten e kaluar, ekipet e shpëtimit kanë gjetur në lumin Lepenc trupin e pajetë të policit Malësor Dashi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndëshkohen dy shoferë për gara shpejtësie në Ferizaj

Published

on

Njësia e Komunikacionit Rrugor e Policisë në Ferizaj, ka ndëshkuar dy shoferë të cilët u kapën në flagrancë kur po bënin gara shpejtësie nga rruga “Brahim Ademi” në rrugën “Driton Islami”.

Sipas njoftimit të policisë, shoferi me inicialet A.M. (23 vjeç), me veturë të tipit Audi dhe shoferi me inicialet P.M (20 vjeç) me veturën Golf, me targa vendore, janë kapur në flagrancë duke bërë gara shpejtësie.

Të dy shoferëve, për kundërvajtje të rënda në trafik, u janë shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse për ndalim të së drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet të jetë zhdukur një grua në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se të dielën u raportua një rast për një grua të zhdukur.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gruaja  dyshohet se ka dalë nga shtëpia mesditën e së dielës, derisa ende nuk dihet gjë për të.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen saj. Rasti po hetohet nga ekipet relavante policore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Ferizaj

Policia me kontrolle të shtuara  në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë 24 orëve të fundit, ka shtuar prezencën në rrugë me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Si rezultat, janë shqiptuar 297 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe janë ndaluar 8 shoferë me shkelje të rënda, ndaj të cilëve është iniciuar masa mbrojtëse e heqjes së patentë-shoferit, si dhe janë konfiskuar disa motoçikleta për mungesë të dokumentacionit.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjithsej 5 aksidente trafiku:

– 3 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 5 persona;

– 2 me dëme materiale.

Policia apelon tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar shkeljet përmes numrit 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Continue Reading

Trending