Connect with us

Ferizaj

Kërkohet rregullimi i rrugës së lënë në gjysmë që 1 vit

Published

on

Kanë kaluar një vit që kur komuna e Ferizajt kishte nisur rregullimin e rrugës “Halil Alidemaj”, e cila ndodhet afër qendrës së qytetit, por edhe pas një viti gjendja e kësaj rruge është e tillë. Banorët ankohen se përveç që nuk u rregullua, kjo rrugë u bë edhe më keq pas nisjes së punimeve për vendosjen e rrjetit të kanalizimit, i cili edhe sot e kësaj dite nuk u përfundua.

‘’Gjendje shumë katastrofale, kjo është një punë që po shihet, mirëpo këtë rrugë pushteti i kaluar e kishte filluar gjoja se me punu diçka, po në fakt asgjë nuk është bërë, është dashur kanalizimi të vendoset pastaj të rregullohet rruga, por në atë drejtim kanë ngecur dhe realisht nuk e dimë se ku ja ka dhanë që nuk po vazhdon kjo rrugë me u rregullu kur dihet se është në qendër dhe me qenë kështu në gjendje të mjerueshme”, tha Azem Tahiri, banor i rrugës “Halil Alidemaj”.

“Na kemi problem shumë vjet me rrugë, para lufte e kemi shtru vetë, tash asnjë kryetar nuk ka ardh me na ndihmu, së pari kemi problem me kanalizim i cili mbyllet shpesh, filluan me punu, e çelën dallash e lanë në gjysmë, Gafurr Ilazi  e ka ba kta, kurrë nuk i ka dhënë prioritet edhe pse jemi në qendër të qytetit’,tha Raif Beqa, banor i rrugës “Halil Alidemaj”.

“I lutem zotëri kryetarit, votat ja kam dhanë, 7 vota ja kam dhënë për me hi kryetar edhe sot le të vjen këtë rrugë le të na e shtron, shtëpitë e tona krejt lloç, lajë sa dush, gropa plot nuk po mujnë me dalë fëmija te dera. Kanalizimi drejt me shtëpi time, nuk kishim ka me dalë, rashim n’ta, kur po i shoh një ditë erdhën edhe shkun menjëherë, thanë nuk po mundemi me ndreq, ju thashë nëse bjen naj kush në këto gropa kush jep përgjegjësi, mandej e kam thirr policinë edhe kanë ardh kur e kanë pa gropën katër metra thanë nuk paske pas faj”, tha Rufie Sherifi, banore e rrugës “Halil Alidemaj”.

Ndërsa, drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi, tha se për këtë rrugë shumë shpejt do të bëhet një zgjidhje.

“Ne si qeverisje kemi trashëguar një projekt të ritenderimit për këtë rrugë në vlerë diku 34 mijë euro, unë kam marrë masa dhe kemi bërë  projektimin e ri për këtë rrugë dhe kemi shpallur faktikisht projektin në vlerë 154 mijë euro, është në Zyrën e Prokurimit dhe janë në fazat përfundimtare të nënshkrimit të marrëveshjes nga Zyra e Prokurimit dhe besoj që është lajm i mirë edhe për banorët e kësaj rruge se më në fund do të bëhet një zgjidhje sa i përket kësaj rrugice. Nuk kemi me e lënë në gjysmë dhe jo vetëm këtë projekt, por të gjitha projektet tjera pasi shumica janë vetëm të filluara ne do t’i përfundojmë të gjitha që janë të filluara dhe do të përfundojnë ashtu siç duhet me parametra teknik”, tha Arbër Bytyqi, drejtor i Infrastrukturës.

Përveç asfaltimit të rrugës rreth 600 metërshe, u bë e ditur se aty do të përfundohet edhe kanalizimi fekal dhe atmosferik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Trending