Connect with us

Ferizaj

35.48% e qytetarëve të pakënaqur me shërbimet komunale

Published

on

 

Organizata ‘’Iniciativa për Progres’’ ka publikuar raportin hulumtues, i cili ka të bëj me indeksin e kënaqshmërisë së qytetarëve ferizajas me shërbimet komunale. U tha se ky raport që përfshinë periudhën prill 2017 deri në prill të këtij viti, ka bërë matjen e kënaqshmërisë së qytetarëve për 15 fusha të shërbimeve bazuar në indikator matës për secilën fushë dhe shërbim. Mesatarja aritmetike e kënaqshmërisë për gjitha shërbimet komunale në Ferizaj është 35.11%, ndërsa e pakënaqshmërisë 35.48%.

Drejtoresha  e INPO-s Albulena Nrecaj, tha se ky hulumtim që po realizohet për herë të dytë në Ferizaj, synon që në baza vjetore të skanoj kënaqshmërinë e qytetarëve me performancën e komunës, rezultatet e së cilës do të ndikonin në prioritizimin e politikave investive dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve komunale.

“Ky raport në mënyrë specifike do të ofroj të dhëna të përgjithshme të kënaqshmërisë me shërbimet administrative, shëndetësinë, arsimin, kulturën, sportin, rininë, infrastrukturën rrugore dhe mirëmbajtjen, parqet, sheshet dhe hapësirat publike, planifikimin urban, ujin e pijshëm, e të tjera. Sa i përket metodologjisë, mostrën e përfaqësimit të kësaj ankete në bazë të të dhënave  të entit të statistikave të Kosovës dhe në bazë të formulës, janë intervistuar 444 qytetarë, ku një anketë përfaqëson 250 qytetarë, gjithashtu anketa është shtrirë në zonën urbane dhe në atë rurale duke i përcaktuar përqindjet në mënyrë të saktë se sa qytetarë do të duhej të jenë të përfaqësuar në të. Ajo çka është e rëndësishme të potencohet është që ky hulumtim marzhën e gabimit e ka plus minus 1.06 për qind, kështu që në bazë të besueshmërisë del se 95 për qind është i besueshëm ky hulumtim”, tha Nrecaj.

Në këtë tryezë ishin të ftuar drejtues të pushtetit lokal dhe legjislativit, por përveç drejtorit të shëndetësisë, në këtë tryezë nuk qenë të pranishëm as kryetari e as kryesuesja e Kuvendit. Pjesëmarrësit e tjerë të cilët numrin më të madh e përbënin asamblistët e LDK-së, vlerësuan se ky dokument do t’iu shërbej si referues i çështjeve të ndryshme që Kuvendi t’i trajtoj për projekte në interes të qytetarëve. Ndryshe, raporti  tregon se sektorët ku përqindjet e pakënaqshmërisë kanë dalë më të larta janë shëndetësia, arsimi, mungesa e parkingjeve publike, hapësirat gjelbëruese, si dhe planifikimi urban e rural. Ndërkaq, si një kënaqshmëri e shprehur prej 51 për qind kanë dalë të jenë shërbimet administrative.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending