Connect with us

Ferizaj

Planifikohet shtim i numrit të zjarrfikësve në Ferizaj

Published

on

Drejtori i Shërbimeve Publike në Ferizaj Arben Halili, duke raportuar për punën e kësaj drejtorie që nga marrja e detyrës, tregoi për projektet të cilat janë realizuar dhe po planifikohen të realizohen nga kjo drejtori. Ai tha se rëndësi të veçantë janë duke i kushtuar pastërtisë në qytet, duke njoftuar se do ta ndryshojnë qarkullimin edhe në shumë rrugë të tjera për të rritur numrin e rrugëve njëkahëshe.

“Fokus kryesor do të jetë riparimi i kanalizimeve pasi është në gjendje të mjerueshme, në të njëjtën kohë do të mendojmë edhe për vendosjen e një cisterne të ujit dhe një autoambulance me qëllim që t’u dalim në ndihmë qytetarëve që kanë problem nga temperaturat e larta, do të vazhdoj riparimi i rrugëve me asfalt, riparimet e sistemit të ujësjellësve, do të filloj riparimi i trotuareve për këmbësorë, vendosja e disa pengesave në rrugë për siguri të këmbësorëve, po ashtu në bashkëpunim me GIZ-in jemi në kontakt për përftimin e disa kontejnerëve mbitokësor që do të vendosen në disa zona të qytetit kryesisht tek banimet kolektive’’, tha Halili.

Drejtori Halili, në konferencën e thirrur për media, njoftoi se janë duke i shqyrtuar mundësitë për rritjen e numrit të zjarrfikësve në Brigadën e Ferizajt.

“Sipas parashikimeve dhe paralajmërimeve të Brigadës së Zjarrfikësve veç kemi shtim të rasteve të zjarrit qoftë fushore ose në ekonomitë familjare dhe biznesore, andaj e kemi mendu që përmes një memorandum mirëkuptimi të shtojmë kapacitetet njerëzore në kuadër të Brigadës së Zjarrfikësve e që do të jenë 30 anëtarë me kohë të caktuar e që koston e kësaj do ta mbuloj komuna”, tha Halili.

Ndër të tjera, drejtori Halili bëri të ditur se nga breshri i rënë javë më parë në komunën e Ferizajt, janë shkaktuar dëme në ekonomitë familjare në vlerë rreth 150 mijë euro.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjatë qershorit në Ferizaj janë konfiskuar 74 motoçikleta

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor ka intensifikuar kontrollet në trafik ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 74 motoçikleta, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt derisa janë shqiptuar edhe 106 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Numri më i madh i gjobave janë shqiptuar për drejtim të motoçikletës pa patentë shofer, gjithsej 52 gjoba,  46 gjoba për drejtim të motoçikletës pa regjistrim dhe 8 gjoba për kundërvajtje të tjera.

Continue Reading

Ferizaj

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës A.R., për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28 Qershor 2026, rreth orës 22:40 në Ferizaj, rruga, “Sejdi Sejdiu”, e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H., pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike në mes tyre, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja”, nga neni 172 të KPRK-së.      

Ndërkaq, i dyshuari me iniciale M.B., që ishte ndaluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në rast, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është liruar.

Po ashtu, në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar edhe e dyshuara A.R., të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga viktima- tani i ndjeri (F.H.,) për të cilat ka marr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohen dy persona për vrasjen e 32 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50, në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu”në Ferizaj, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë ndaluar për 48 orë.

Viktima është identifikuar me inicialet F.H., 32 vjeç, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari M.B. është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, mirëpo ajo vazhdon të mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Sektori i Hetimeve Rajonale, në koordinim dhe autorizim të prokurorit të shtetit, është duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Trending