Connect with us

Ferizaj

Mbahet debat publik, kryetari Aliu ankohet për borxhet e trashëguara

Published

on

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu bashkë me ekipin e tij, për dy orë rresht bashkëbiseduan me qytetarë të kësaj komune. Pas pesë muajve të qeverisjes, i pari i komunës mbajti tubimin e parë publik me qytetarë, me ç’rast  publikoi edhe projektet që përfshihen në kornizën  afatmesme buxhetore 2019-2021.  E para se Aliu të flas për këtë kornizë, për një orë u tregoi pjesëmarrësve të debatit se si e gjeti komunën. Duke akuzuar pushtetin e kaluar, Aliu përsëriti faktin që kjo qeverisje trashëgoi mbi 40 milionë euro borxhe, madje përmendi edhe disa nga kontratat më të këqija që, sipas tij, i la pushteti i Svarqës.

“Është kontrata me kiflet që qytetarit të komunës së Ferizajt i kushton 6 mijë euro në ditë, pra taksapaguesi i Ferizajt paguan 6 mijë euro në ditë për kiflet që shkojnë për nxënësit e këtushëm. Pastaj e kemi kontratën e sheshit të komunës, ku shpesh qytetarët ankohen pse ka mbet gropa para komunës.  Këtu mund ta shihni se ku ka shku paraja publike, ndërsa ne duhet të përballemi me pasojat e këtij projekti. Po ashtu kemi kontratën me ndriçimin publik e cila ka kaluar çdo masë të mundshme të lejuar financiare dhe obligimi nga ajo është vetëm mbi 1 milion euro”, tha Aliu.

Si njërën ndër sfidat më kryesore që Aliu përmendi në këtë tubim publik është Plani Zhvillimor Komunal. Ai u zotua se qeveria e tij do të punoj pa ndërpre që këtë dokument të rëndësishëm për komunën e Ferizajt ta zbatojë në harmoni me ligjin dhe në bashkëpunim me nivelin qendror.

“Ne jemi të detyruar pavarësisht vërejtjeve që kemi pasur, që kemi dhe që do të kemi, të zbatojmë dhe të punojmë sipas këtij plani, por gjithsesi në harmoni me ligjin dhe në bashkërendimin me ministritë që lidhen me këtë çështje, do të mundohemi që të japim zgjidhje  për situatat e caktuara që neve mund të na paraqiten si pengesë në kuptimin e zbatimit të vizionit tonë dhe implementimit të vullnetit tuaj”, tha Aliu.

E, derisa Agim Aliu para pjesëmarrësve shpalosi edhe projektet të cilat do të realizohen së shpejti në komunën e Ferizaj dhe vendimet që ky pushtet i mori gjatë këtij gjysmëvjetori të qeverisjes, ai u ndalë edhe tek korniza buxhetore për vitin  ardhshëm. Edhe këtu Aliu shprehu ankesa.

“Për vitin 2019 buxheti i komunës së Ferizajt është 30 milionë e 934 mijë euro, është i përbërë nga grandi qeveritar në shumën prej 25 milionë euro dhe të hyrat vetanake prej 5 milionë eurosh. Shpërndarë nëpër kategori është kështu: paga dhe mëditje 15 milionë euro, në kategorinë e investimeve kapitale është 10 milionë euro, por dua të theksoj edhe njëherë se në gjithë këtë shumë prej mbi 10 milionë euro ne do të kemi mundësinë e futjes së projekteve të reja vetëm në vlerën prej 1 milion euro, e gjithë pjesa tjetër është borxh. Ka pasur tendenca që ne vetëm po ankohemi, por është gjallë ende ajo fjala latine që thotë se para fakteve edhe zotërit heshtin”, tha Aliu.

Pas fjalimit të gjatë të kryetarit, radha u erdhi atyre që ishin të ftuar. Kur qytetarët morën mikrofonin, disa prej tyre e lavdëruan kreun e komunës e disa patën edhe kërkesa konkrete. Dikush kërkoi që të funksionalizohet ujësjellësi në Greme, e dikush kërkonte trotuare për rrugën ‘’Astrit Bytyqi’’, që sipas tyre, u shkatërruan nga punët që po kryhen në ndërtesa të larta. Pati edhe vërejtje për kanalizimet atmosferike. E dikush u ankua që qeverisja aktuale po vazhdon njësoj si ajo që shkoi, në aspektin  e ndërtimeve të larta kolektive.

“Kam disa vërejtje të mija sa i përket planifikimit hapësinor, konkretisht isha ndalë tek ndërtimet të cilat sipas meje janë duke vazhduar njëjtë si në të kaluarën pa kurrfarë kriteri dhe standardi, e të cilat kujtoj që në të ardhmen do të krijojnë lagje që s’do të prodhojnë banorë të përhershëm, por ata do të ikin nga ato”, tha Adnan Hashani.

“Ne si komunë prej 21 dhjetorit e deri më sot kemi lëshuar vetëm 3 leje, të gjitha lejet e tjera ndërtimore janë të trashëguara, por lejet tona janë dhe kanë me qenë të një standardi dhe planifikimi tjetër”, u përgjigj kryetari Aliu.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, në këtë debat të parë publik që pati me qytetarë, u zotua se qeveria e tij do të jetë transparente dhe llogaridhënëse.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending